Panorama (Albania)

Korreshi, kundër qeverisë: Në Lushnjë për të bërë vaksinën duhet mik i fortë

-

Deputeti i Partisë Demokratik­e, Saimir Korreshi, nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se situata në spitalet e rretheve është skandaloze. Duke marrë si shembull qytetin e Lushnjës aty ku është zgjedhur si deputet, ai thotë se në Lushnjë nuk mund të bësh vaksina “Pfizer” ose të marrësh shërbim mjekësor kundër koronaviru­sit nëse nuk ke miq të fortë. “Nga ajo që dëgjova nga qeveria u mallëngjev­a. U mallëngjev­a, por më pas ktheva kokën mbrapsht se më dërguan mesazh nga Lushnja. Mos harro se ti fle në Lushnjë, po i thashë. Nuk e kemi vetëm te vaksina, Grupi Parlamenta­r i PD-së është pro vaksinës. Por deri dje, thoshim çfarë vaksine të bëjmë, kinezen? Apo atë që nuk i dinim prejardhje­n. Në Lushnjë, për të bërë ‘Pfizer’ duhet të kishe mik të fortë, duhet të ndërhyje te politikanë­t. Për të bërë një skaner, të thonë po nuk pate mik, do 4 javë, po për 4 javë virusi ka hyrë e ka dalë nga trupi. Nuk punon priza, nuk ka lëndë për të bërë skanerin. Ta kalojmë në privat. Sistemi tregoi që spitali privat i Lushnjës hodhi poshtë gjithë mjekësinë tuaj pasi përballont­e gjithë qytetin. Ju s’e kishit kohën. Dua të falënderoj mjekët e Lushnjës, por jo drejtuesit që kishin në mendje të shihnin tenderin e urgjencës. Ju ftoj të vini të shikoni. Nuk ju kërkon shumë kohë të vini në Lushnjë, veç kohën që harxhoni në parukeri. Mjafton që të shohësh spitalin pasi është beter-mandat. U habitët nga deklaratat e mia se ka minj në spitalet. Sot, në Lushnjë nuk po gjen macet, i kanë çuar te spitalet që të hanë minjtë. Kjo është situata e pandemisë”, tha Korreshi. Nga spitalet, Korreshi e përqendroi deklaratën e tij te nisja e vitit të ri shkollor dhe masat e marra nga qeveria ku u shpreh se shkollat nuk kanë as tualete normale, por qytetarët i quajnë qenefe ose hale. “Pse duhet të gënjejmë qytetarët? A e dini që infermierë­t po gëzojnë që jemi në kushte pandemie. Pasi bëjnë shërbime në shtëpi dhe kërkojnë 50 mijë lekë (të vjetra). Spitali i Lushnjës është kthyer në një spital që bën vetëm synetllëqe dhe nga dy herë apendiciti­n. Ne kemi të gjithë pleq në shtëpi, falënderoj­më zotin që kemi shëndet se do një orë e gjysmë të vijmë deri në Tiranë. Nuk ka asnjë ndihmë të parë në Spitalin e Lushnjës. Asnjë masë nuk keni marrë për shkollat, nuk ka as nevojat më minimale. Një shkollë elitë, gjendja është katastrofë. Kur flasim për tualetet, ne kemi disa kategori të thënash, hale, qenef, nevojtore dhe tualet. Ne jemi në kufijtë e qenefit dhe hales në Lushnjë. Po kërkojmë banjë. E kuptoni ku është kjo propaganda juaj”, tha Korreshi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania