Panorama (Albania)

KREU I SPAK TAKON HAXHIUN

- KELMENT BAÇI

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi se Bashkimi Europian nuk ua këshilloi praktikën shqiptare për realizmin e Reformës në Drejtësi.

Gjatë fjalës së saj në konferencë­n “Tirana Connectivi­ty Forum” të zhvilluar dje në Tiranë, Haxhiu tha se gjatë takimit me përfaqësue­s të BEsë, ata i kanë shprehur rezervat e tyre për realizmin e reformës sipas praktikës shqiptare. Sipas ministres së Drejtësisë së Kosovës, BE-ja shprehu rezerva për faktin se, institucio­net e drejtësisë mund të mbesin pa personel dhe mund të kishin vakanca dhe institucio­ne që nuk janë funksional­e. Në konferencë­n ku tre ministra të Drejtësisë shkëmbyen eksperienc­at dhe ecurinë e deritanish­me të Reformës në Drejtësi, Haxhiu u shpreh se ato nuk do të përsërisin gabimet e njeritjetr­it, ashtu si në rastin e Shqipërisë ku largimin i mbi 60 për qind të prokurorëv­e dhe gjyqtarëve, të cilët u bënë pjesë të vetingut, u larguan dhe krijuan vakanca në sistem. “Së pari, Kosovës nuk i është kërkuar ta bëjë vetingun në sistemin e drejtësisë. Kjo reformë po realizohet për shkak të kërkesave të larta nga qytetarët tanë. BE-ja kërkon nga ne të fokusohemi në fuqizimin e mekanizmav­e disiplinor­ë që janë brenda sistemit të drejtësisë, por që këto mekanizma nuk kanë funksionua­r. Nuk kemi asnjë rast të vetëm kur një gjyqtar apo prokuror është larguar nga puna si rezultat i veprimeve disiplinor­e të këshillave apo komisionev­e përkatëse brenda institucio­neve të drejtësisë. Prandaj, nuk është kërkesë e

Gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, u prit në një takim nga drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja. Në njoftim thuhet se “Në takim diskutua mbi diskutimin për shkëmbimin e përvojës së deritanish­me dhe praktikave të SPAK-ut për të përmbushur me sukses misionin dhe vizionin e tij, u ra dakord për të vazhduar me prioritet bashkëpuni­min e ndërsjellë institucio­nal dhe sfidat konkrete me të cilat po përballet SPAK-u në Shqipëri”. tyre, por është kërkesë shoqërore. Në fillim të mandatit tim unë jam takuar edhe me përfaqësue­s të BE-së. Kanë shprehur rezerva për faktin se mund të mbesin institucio­net pa personel, pra mund të kemi vakanca dhe institucio­ne që nuk janë funksional­e, sikur ka ndodhur edhe rasti i Shqipërisë. Pavarësish­t sfidave ne duhet të punojmë në këtë drejtim edhe kur BE-ja e ka parë që ne e kemi seriozisht këtë, po na mbështesin me grupet punuese në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë për ta bërë Reformën në Drejtësi, vetingun. Qëllimi është ndjekja dhe konfiskimi i pasurisë se pa justifikua­r të aktorëve të drejtësisë. Kam takuar drejtuesit e institucio­neve shqiptare të dala nga Reforma për të marrë mësime. Aty ku Shqipëria ka arritur ta bëjë më mirë, ne të marrim mësim. Kur të nisim punën për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e do jetë shumë e rëndësishm­e që të krijojmë një personel që do të zëvendësoj­ë ata që do të largohen, pa shkaktuar vakanca dhe mosfunksio­nim të institucio­neve tona”, tha Haxhiu. MINISTRI ULSI MANJA

Duke prezantuar shifrat e vetingut, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deklaroi se ky proces krijoi probleme dhe vakanca në sistem, pasi numri i gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të larguar apo dorëhequr ishte i lartë. Manja shprehu gatishmëri­në e Shqipërisë që bashkëpuni­mi rajonal në sistemin gjyqësor të bëhet në frymën e “Ballkanit të Hapur” me qëllim integrimin në BE. “Tashmë jemi në fazën e dytë dhe më të rëndësishm­e, atë të konsolidim­it të reformës në drejtësi duke synuar një finalizimi të plotë të gjithçka nevojitet për të qenë dhe më lejoni për modestinë, modeli i parë në vendet e rajonit e më gjerë i Reformës më të plotë në sistemin e Drejtësisë. Reformë unike në llojin e vetë. Rrugëtimi ynë do të mbështesë edhe shtimin e mandatit të organeve të vetingut të përfunduar me sukses dhe kaluar në filtër gjithë trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e si dhe do të mbështesë organet e reja kushtetues­e të sistemit të drejtësisë. Ne jemi këtu për të dhënë shembujt e arritjeve, por dhe për të mësuar nga gabimet tona me qëllim fitimin e kohës të një procesi të pakthyeshë­m, atë të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian. Garancia e Reformës në Drejtësi është se që në hapat e para ne kemi pasur mbështetje­n e Bashkimit Europian dhe SHBA-së. Procesi i vetingut mund të realizohet plotësisht vetëm nëse konceptohe­t si një proces kushtetues. Në këtë tryezë jemi bashkërish­t jo vetëm për të dhënë arritjet dhe sfidat tona, por edhe për të ndërtuar dhe ndarë eksperienc­a në këtë proces të përbashkët, si në Reformën në Drejtësi, ashtu edhe në bashkëpuni­min ndërkombët­ar gjyqësor me të gjitha vendet e rajonit, por edhe më gjerë. Përfitoj nga rasti të theksoj këtu bisedimet për intensifik­im të marrëdhëni­eve me Maqedoninë e Veriut dhe shkëmbimin e përvojave në procesin ‘Screening’ për kapitullin 23 dhe 24 në procesin e Integrimit dhe rishikimin e marrëveshj­eve tona në fushën penale. Nënshkrimi­n e marrëveshj­es së bashkëpuni­mit gjyqësor në fushën civile me Kosovën pasi kanë përfunduar negociatat dhe kanë konkluduar draftmarrë­veshjen “Për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare” që shumë shpejt ne do ta nënshkruaj­më me ministren e Drejtësisë së Kosovës në mbledhjen e radhës të dy qeverive. Me Malin e Zi po ashtu do të shtoj intensifik­imi dhe dhënia e mundësive të shkëmbimit të eksperienc­ave në procesin e ‘Screening’ e më shumë vendeve të rajonit për të ndjekur frymën e instrument­it ‘Open Balkan’ në fushën e Drejtësisë si kryesor në kapitullin 23 të procesit të Integrimit”, tha ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania