Panorama (Albania)

Liderët e BE-së nuk japin datë për Shqipërinë

Merkel: Asnjë nga vendet e Ballkanit s’ka plotësuar kriteret

-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kundërshtu­ar propozimin slloven për vendosjen e një date për anëtarësim­in e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në në Brdo të Sllovenisë, Kancelarja Merkel u shpreh se vendosja e një date të caktuar për pranimin e Ballkanit në BE nuk sjell asnjë gjë të re, vetëm se e vendos BE-në nën presion. “Nuk sjell asgjë një afat deadline, që në fund na vendos nën presion”, tha Merkel në samitin me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Brdo, sipas agjencisë së lajmeve “AFPD”. Sllovenia, si vend mikpritës i samitit dhe kryesuese e radhës e Presidencë­s së Bashkimit Europian, kishte ofruar vitin 2030 si kohë të përcaktuar qartë për pranimin e këtyre vendeve, por nuk pati sukses me propozimin e saj. “Nuk e mbështeta këtë propozim”, tha Merkel. Deri më tani “nga asnjë nga këto vende nuk janë plotësuar kriteret”. Megjithatë, Merkel theksoi se BE-ja ka një “interes të jashtëzako­nshëm strategjik” për të pranuar vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo e argumentoi këtë me bashkëpuni­min në çështjet e klimës dhe migracioni­t. Por gjatë vizitës në Tiranë, Kancelarja gjermane Merkel vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në plotësimin e kushteve për të zhvilluar Konferencë­n e Parë Ndërqeveri­tare me BE-në. “Zemra ime rreh për këtë rajon, edhe pse nuk do të kem mundësinë të vesh të njëjtën detyrë sikundër deri më tani. Sikundër Shqipëria, ashtu dhe Maqedonia e Veriut besoj se i kanë përmbushur kushtet e caktuara për të nisur negociatat e anëtarësim­it. Për fat të keq, kjo nuk u realizua dot gjatë Presidencë­s së Këshillit nga Gjermania, për shkak të vetos së Bullgarisë, por ne kemi premtuar gjithashtu që do të jemi pranë këtij procesi, pasi në të është investuar vërtet shumë forcë dhe energji. Negociatat e anëtarësim­it të secilit prej vendeve do të zhvillohen. Vendet kanë statuse të ndryshme lidhur me këtë. Disa janë duke pritur konferenca­t ndërqeveri­tare, të tjerë kanë hapur kapituj anëtarësim­i”, u shpreh Kancelarja Merkel në Tiranë pak javë më parë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania