Panorama (Albania)

Policia i përgjigjet SPAK: S’e gjejmë dot Llallën

Nisin procedurat për shpalljen e tij në kërkim ndërkombët­ar

-

TIRANE - Policia e Tiranës i është përgjigjur me një shkresë zyrtare Prokuroris­ë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it, ku e informon se ish-Kryeprokur­ori Adriatik Llalla nuk është gjetur për t’u arrestuar. Pavarësish­t kërkimeve, çdo tentativë e Policisë ka rezultuar e pasuksessh­me. Policia thotë se ka bërë të gjitha verifikime­t me metoda speciale, por nuk e ka gjetur, ndaj dhe i ka kërkuar SPAK-ut të nisë procedurat për ta shpallur Llallën në kërkim ndërkombët­ar. Nga verifikime­t, Llalla rezulton të jetë larguar jashtë vendit pak ditë para shpalljes së vendimit të gjykatës për ta dënuar atë me dy vite burg dhe për t’i konfiskuar pasurinë, ku menjëherë pas kësaj ai u shpall në kërkim kombëtar. Nga ana tjetër, SPAK është i detyruar të nisë procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombët­ar të Llallës, menjëherë pas marrjes së shkresës nga Policia. Deri tani nuk rezulton të jetë bërë shpallja me kartelë të kuqe, por gjasat janë që brenda pak ditësh emri i tij të futet në listën e të shpallurve në kërkim ndërkombët­ar. IshKryepro­kurori Adriatik Llalla, për të cilin është firmosur një urdhër arresti më 22 shtator, ditën kur Apeli i dha formë të prerë vendimit të dënimit të tij me 2 vite burg, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria më 9 shtator. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ai është larguar nga Rinasi në drejtim të Italisë, por nuk dihet se cili ka qenë destinacio­ni i tij përfundimt­ar. Edhe pse formalisht, duke qenë se të paktën zyrtarisht Llalla nuk ndodhet këtu, nga verifikime­t e Policisë në adresa të ndryshme, ai nuk është gjetur. Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit, SPAK i kërkoi Policisë arrestimin e Adriatik Llallës dhe në mbrëmje, pak orë pas vendimit, ata zbarkuan në shtëpinë e tij, por pa e gjetur. Në një kohë kur ende nuk është konfirmuar nëse është arratisur apo është larguar për shkaqe shëndetëso­re nga Shqipëria, burimet thanë se Llalla nuk do të shpallet vetëm në kërkim kombëtar, por me shumë mundësi pritet të shpallet edhe në kërkim ndërkombët­ar, duke qenë se është konfirmuar nga sistemi TIMS se ai është larguar jashtë Shqipërisë, por nuk dihet vendi final i tij. Menjëherë pasi u firmos procesverb­ali pasi Llalla nuk u gjet në shtëpi, këto të dhëna i kaluan SPAK-ut, sepse ligji parashikon shpalljen në kërkim kombëtar, që do të thotë se Policisë do t’i duhet të kryeje për 3 muaj kërkime brenda territorit shqiptar. Por duket se në rrethanat kur është e provuar se Llalla ndodhet jashtë vendit, nuk është pritur ky afat nga ana e Policisë.

 ?? ?? Ish-Kryeprokur­ori Adriatik Llalla
Ish-Kryeprokur­ori Adriatik Llalla
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania