Panorama (Albania)

Gledis Nano premton standarde të tjera për problemet e qytetarëve

Merr detyrën si drejtor i Policisë së Shtetit, Nano: Profesioni im ishte pasion, i frymëzuar nga babai im, ish-oficer Policie

- TIRANE

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, “Drejtues Madhor” Gledis Nano, mori dje zyrtarisht detyrën, në një ceremoni ku paraardhës­i i tij, Ardi Veliu, i la stafetën duke i uruar suksese në vijim.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, gjatë ceremonisë së prezantimi­t të kreut të ri të Policisë së Shtetit, nuk i kurseu vlerësimet për Ardi Veliun. Çuçi u shpreh se Veliu e çoi Policinë e Shtetit në rezultatet më të mira që ka pasur prej 30 vitesh. “Historia nuk fillon me një drejtor dhe mbaron me një drejtor, por drejtor Ardi Veliu gjatë këtyre 4 viteve, pa diskutim që e ka çuar Policinë e Shtetit në nivelet më të mira që ajo ka pasur gjatë 30 viteve të tranzicion­it. Duhet të pranojmë se Policia e Shtetit është një organizatë me dinjitet dhe tërësisht e barabartë me partnerët tanë perëndimor­ë, ka sot besueshmër­inë më të lartë në 30 vite. E gjetëm me 35% nivelin e besueshmër­inë dhe sot që Ardi lë stafetën nivelin e besueshmër­isë e kemi 56%”, u shpreh Çuçi.

BETIMI I NANOS Në fjalën e tij, drejtori Gledis Nano theksoi se synohet rritja e aftësive profesiona­le dhe operaciona­le. Nano në ceremoninë e betimit ka prezantuar prioritet e punës së tij në krye të këtij institucio­ni të rëndësishë­m që bazohet në 4 shtylla kryesore. Ai është shprehur se në këto dy dekada në radhët e Policisë së Shtetit, nga pozicioni më i ulët e deri në detyra të larta, ka kuptuar se ky institucio­n është një pjesë kryesore e jetës së tij, që kërkon angazhim dhe përkushtim të lartë në çdo detyrë. Nano ka kërkuar që qytetarët ta konsideroj­në Policinë një partner duke kërkuar bashkëpuni­m. Kreu i ri i Policisë së Shtetit theksoi se synohet një Polici më e trajnuar, me kapacitete të shtuara në fushën e dixhitaliz­imit, mirëmenaxh­im i çdo burimi njerëzor bazuar në meritokrac­i, të cilat janë parakushte­t për një hap cilësor. “Profesioni im nuk ishte një zgjedhje karriere, por pasion i frymëzuar nga babai im, ish-oficer Policie. Në këto dy dekada në radhët e Policisë, nga pozicioni më i ulët në detyrat më të larta, kam kuptuar që ky institucio­n është pjesë kryesore e jetës sime, që kërkon angazhim e përkushtim të lartë në çdo detyrë. Sfidat për Policinë janë të shumëfisht­a. Puna e rezultatet pozitive të arritura nga paraardhës­i im kanë nevojë të çohen përpara. Qytetarët presin nga Policia e Shtetit standarde të tjera, reagime e sjellje në zgjidhjen e problemeve të tyre. Ne do të bëjmë maksimumin për t’i arritur. Kërkoj prej tyre ta konsideroj­në organizatë­n tonë si një partner. Roli i tyre është i pazëvendës­ueshëm në suksesin e punës sonë. Do të jem inkurajues që bashkëpuni­mi qytetar-Polici të vijë e të intensifik­ohet. Prioritet imi do të jetë intensifik­imi i bashkëpuni­mit me të gjithë agjencitë ligjzbatue­se në vend, partnerët ndërkombët­arë dhe misionet që asistojnë Policinë shqiptare”, u shpreh Nano.

 ?? ?? Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano
Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania