Panorama (Albania)

Ardi Veliu: Të shurdhuari­t nga kapja e një ton kokaine duan të na hedhin baltë

-

Ardi Veliu ka dorëzuar dje detyrën si drejtor i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit ku vendin e tij tashmë e ka zënë Gledis Nano. Gjatë ceremonisë së prezantimi­t të drejtorit të ri, Veliu ka lartësuar punën e Policisë së Shtetit në 4 vitet e fundit duke u shprehur se është më e mirë se më parë. Ai u shpreh se pavarësish­t se të verbuarit nga 20-fishimi i çmimit të kanabisit apo të shurdhuari­t nga kapja e një ton kokainë duan të hedhin baltë mbi punën e efektivëve të Policisë, sërish Policia e Shtetit është më mirë se dje. “Ka qenë një detyrë shumë e rëndësishm­e dhe jam përpjekur të bëj më të mirën. Në 35 vitet e mia jam brumosur dhe edukuar t’i shërbej vendit tim. Çdo ditë të detyrës sime jam mbështetur në tri shtylla kryesore, që kanë qenë çdo ditë në vlerësimin tim, si ndershmëri­a, përkushtim­i dhe humanizmi. Sot Policia e Shtetit është më mirë se dje. Falë kësaj pune, ju kolegë, së bashku, përballuam sfidat e tërmetit të 2019-ës, nga fillimi në fund. Së bashku arritëm të menaxhonim qindra tubime, të cilat u shoqëruan me lëndime të 67 efektivëve. Jeni ju kolegë që së bashku me mua arritëm të menaxhonim situatën e pandemisë. Jam krenar të dorëzoj detyrën si drejtor i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit. Dua të falënderoj Kryeminist­rin Rama, 3 ish-ministrat e Brendshëm dhe falënderim­i kryesor është për ju të dashur kolegë. Policia e Shtetit është shumë herë më e mirë se dje, pavarësish­t se të verbuarit nga 20-fishimi i çmimit të kanabisit në vendin tonë apo të shurdhuar nga 1 ton kokainë e bllokuar nga ju të dashur kolegë. Kërkojnë të hedhin baltë mbi djersën tuaj. Falënderoj bashkëshor­ten dhe dy fëmijët, të cilët ma kanë bërë më të lehtë detyrën. Ju falënderoj pa masë për ndihmën që më keni dhënë dhe i uroj suksese drejtor Gledisit, shumë fat!”, tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania