Panorama (Albania)

Ryshfet për të burgosurit, arrestohen zyrtarët e Burgut të Reçit

-

Dy punonjës të Burgut të Reçit përfunduar në prangat e Policisë dy ditë pas pezullimit të tyre nga detyra. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka arrestuar shtetasit Mario Laloshi dhe Analdo Hoxha. Këta persona u kapën nga kamerat e një emisioni investigat­iv duke marrë para kundrejt lehtësirav­e për të burgosur të caktuar. “Vlerat monetare këta punonjës i kanë marrë në këmbim të ofrimit të raporteve pozitive të sjelljes së tyre në institucio­n, me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në gjykatë, si dhe ndryshimin e listës së numrave telefonikë që çdo i burgosur deklaron për të folur me të afërmit e tij”, thuhet në njoftimin e SHKBB.

DENONCIMI Ka qenë bashkëshor­tja e një personi të dënuar ajo që iu drejtua emisionit investigat­iv “Stop” për të denoncuar korrupsion­in në Burgun e Reçit ky dy zyrtarët merrnin para kundrejt pagesave. Bashkëshor­tja e Martin Tushes (i dënuar me 11 vite burg pasi prangosi 24 orë dy punëtorë dhe u vodhi gjithçka kishin) deklaroi se dy zyrtarët krijonin vështirësi të qëllimta për të përfituar para. Mario Latoshi ishte përgjegjës për kontaktet e të burgosurve me familjarët, ndërsa Arlando Hoxha ndikon në raport-vlerësimin e sjelljes së të burgosurve, kur këta të fundit kërkojnë që koha e mbetur e vuajtjes së dënimit t’u konvertohe­t në arrest shtëpie apo shërbim prove.

Denoncuesj­a: Unë jam bashkëshor­tja e Martin Tushës. Im shoq vuan dënimin e tij në Burgun e Reçit. I ka mbetur edhe pak kohë për të mbaruar atë dënim që i është dhënë. Ai ka bërë një kërkesë në gjyq për shërbim prove ose arrest shtëpie, një nga të dyja. Pretendon që me anë të sjelljes së tij të mirë të krijojë mundësitë që i duhen… dhe këta edukatorë që punojnë atje janë duke ia bërë gjërat pak të vështira me thënë të drejtën, sepse ai me të vërtetë ka një sjellje të shkëlqyer atje. D.m.th nuk ka asnjë lloj problemi as me të burgosurit, por ata, për qëllime përfitimi, i bëjnë gjërat shumë të vështira, duke i thënë që nuk mundesh, duhet të ndikojë dikush për të folur mirë për ty etj.

Në çfarë forme e kanë kërkuar këtë ryshfet? E kanë thënë troç që duan kaq lekë për të bërë këtë favor?

Po, çdo gjë ka qenë e drejtpërdr­ejtë në takimet që ka bërë. Hidhu, hidhu pak dhe do të bëjmë diçka për të të ndihmuar! Atëherë z. Laloshi kërkon ryshfet në këmbim për të folur me Martinin, sepse po bëhet tani 3-4 ditë që ne nuk kemi pasur asnjë lloj kontakti me Martinin në telefon. Zotëria kërkon, bën presione të tilla, ndalon telefonata­t, ndalon bisedat në “Skype”, që mos të kemi asnjë lloj kontakti.

Sa lekë kërkon Mario Laloshi?

Ai si fillim ka kërkuar 100 euro dhe më vonë, duke parë duke bërë, ndoshta do të kërkojë lekë të tjera, për të na dhënë këtë mundësi komunikimi. Edhe Arnaldo Hoxha është edukator në Burgun e Reçit dhe ai ka ofruar ndihmën e tij, për ta ndihmuar kundrejt një ryshfeti. Ai ka kërkuar 200 mijë lekë për ta ndihmuar Martinin, që të ketë… të fitojë atë kërkesë që ai ka bërë në Gjykatë për t’u liruar.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania