Panorama (Albania)

Operacioni “Early Spring” shkatërroi 100 mijë rrënjë kanabis, u arrestuan 27 persona

-

Megjithëse ishte i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike më datë 24 shtator të vitit 2018 dhe në kërkim nga Policia prej asaj kohe, shtetasin Gëzim (Gjin) Çakaj nuk e kishte penguar ky fakt, teksa vazhdonte të merrej me shitjen e drogës. Gjatë ditës së djeshme Policia i gjeti në banesë 80 kg kanabis. Ai ishte shpallur në kërkim policor në kuadër të operacioni­t të koduar “Early Spring”, ku u sekuestrua­n 31140 rrënjë kanabis, 150 kg lëndë narkotike cannabis sattiva, armatime, 9 automjete dhe 22 telefona celularë. Operacioni u zhvillua më 28 shkurt të vitit 2017, duke çuar në pranga 16 persona, ndërsa u shpallën në kërkim disa të tjerë përfshirë edhe Çakajn, ndërsa numri në total i personave të arrestuar ka shkuar në 27. Hetimet zgjatën rreth 10 muaj, ndërsa rolin kryesor në kanabizimi­n e disa fshatrave në zonën e Malësisë së Madhe e kishin dy kryepleq të Njësisë Administra­tive Pult, përkatësis­ht Dritan Lisaj dhe Gjin Lushi, dënuar përkatësis­ht me 4 dhe 5 vite burg. Gjykata e Apelit të Shkodrës la në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë në këtë qytet, vendim i marrë më 9 shkurt të vitit 2018. Pjesa më e madhe e të arrestuarv­e përfituan gjykim të shkurtuar, çka iu ul 1/3-ën e masës së dënimit përfshirë edhe shtetasin Gëzim (Gjin) Çakaj. Midis personave të arrestuar ishte edhe një oficer i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë i quajtur Ardian Loci, i dyshuar se dekonspiro­nte aksionet policore në zonat ku ishte mbjellë kanabisi. Gjatë operacioni­t u asgjësuan gjithsej 166 parcela me drogë me gjithsej rreth 100 mijë rrënjë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania