Panorama (Albania)

I verbri nga Konispoli trafikant droge dhe emigrantës­h, ndihmohej nga gruaja

-

Nëse nuk do të ishin kapur duke trafikuar emigrantë, një çift bashkëshor­tësh nga Konispoli do të vazhdonin aktiviteti­n në fushën e trafikimit të drogës. Operacioni i koduar “Likojani”, çoi në pranga shtetasin Lutfi Faslliu i njohur ndryshe edhe si Lutfi Demçe, si dhe bashkëshor­ten e tij, Shano Faslliu. Gjatë operacioni­t, Policia sekuestroi edhe një sasi prej 35.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit, 1 armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak. “Në bazë të informacio­neve të grumbullua­ra se këta shtetas ushtronin aktiviteti­n kriminal të trafikimit të lëndës narkotike kanabis, të cilën synonin ta trafikonin jashtë vendit, si dhe aktiviteti­n e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve, forcat e Policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur ndalimin e automjetit me drejtuese shtetasen Sh. F., e cila në bashkëpuni­m me shtetasin L. F., po transporto­nte 2 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimi­t monetar, drejt qytetit të Sarandës, me qëllim transitimi­n e tyre në territorin shqiptar, me destinacio­n vendet e BE-së”, sqaroi Policia. Ishte ky arrestim që çoi më pas edhe kontrollin e banesës së tyre. “Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 35.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak”, thuhet më tej. Policia tha se vijon puna për dokumentim­in e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjës­isë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Demçe, i cili rezulton i verbër, dyshohet se kontrollon trafikun e drogës në këtë zonë. Policia kishte më shumë se një muaj që kishte vënë nën vëzhgim çiftin. Ata futeshin në tokën greke dhe merrnin emigrantët. Mësohet se për një emigrant ata merrnin 300 euro, me qëllim transitimi­n e tyre në territorin shqiptar, me destinacio­n vendet e BE-së. Në vitin 2010, ai ishte kapur duke trafikuar nga Greqia drejt Shqipërisë një makinë tip “Mercedes Benz ML”, me targa IOP 3987, që rezultoi e vjedhur në Greqi. Për këtë ngjarje, ai ishte dënuar në atë kohë. sh.d

 ?? ?? Lutfi Faslliu, i arrestuar për trafik droge
Lutfi Faslliu, i arrestuar për trafik droge

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania