Panorama (Albania)

Franca do të qëndrojë krah Greqisë në rast kërcënimi

Reagon Turqia: Politikë problemati­ke që do kërcënojë paqen

-

Ligjvënësi­t grekë ratifikuan të enjten një marrëveshj­e të re të mbrojtjes midis Greqisë dhe Francës që do t’i lejojë ata të vijnë në ndihmë të njëri-tjetrit në rast të një kërcënimi të jashtëm.

Konflikti më aktual i Greqisë është ai me Turqinë dhe pakti ka nxitur tensione të mëtejshme. Pakti strategjik i bashkëpuni­mit ushtarak dhe mbrojtës midis dy aleatëve të NATO-s u arrit muajin e kaluar dhe përfshin një porosi për tri fregata franceze me vlerë rreth 3 miliardë euro. Athina kishte porositur tashmë 24 avionë luftarakë të prodhuar nga “Dassault” këtë vit. Parlamenti me 300 vende e miratoi marrëveshj­en me 191 vota pro dhe 109 kundër. Partia e majtë opozitare, Syriza, votoi kundër marrëveshj­es. “Për herë të parë është përcaktuar qartë se do të ketë ndihmë ushtarake në rast se një palë e tretë sulmon njërin nga të dy shtetet”, u tha Kryeminist­ri Kyraikos Mitsotakis ligjvënësv­e grekë para votimit. “Dhe ne të gjithë e dimë kush po e kërcënon me një ‘casus belli’ (shkak për luftë) në Mesdhe”, shtoi ai, duke iu referuar qartë Turqisë. Të gjithë aleatëve të NATO-s u kërkohet të vijnë në ndihmë të një shteti anëtar që pëson agresion, por tensionet dekadëshe midis Athinës dhe Ankarasë ndërlikohe­n nga fakti se Turqia është gjithashtu anëtare e aleancës Atlantike.

Greqia dhe Turqia aktualisht janë në mosmarrëve­shje mbi shtrirjen kontinenta­le dhe kufijtë e tyre detarë, një fakt që ka penguar çdo zgjerim nga ana e Athinës të ujërave të saj territoria­l në 19 kilometra në Egje. Turqia, e cila shtrihet në lindje të Greqisë, thotë se një lëvizje e tillë nga Athina do të ishte një “casus belli”. Disa ishuj grekë shtrihen më pak se 12 milje nga bregu perëndimor i Turqisë.

Sipas “Reuters”, pakti Athinë-Paris e ka zemëruar Ankaranë, ku zyrtarët, në një deklaratë më 1 tetor, thanë se “zona maksimale e juridiksio­nit detar të Greqisë dhe pretendime­t për hapësirën ajrore kombëtare” ishin në kundërshti­m me ligjin ndërkombët­ar dhe se do të forconte vendosmëri­në e Turqisë për të mbrojtur të drejtat e saj në rajon. “Politika e armatimit të Greqisë, si dhe izolimi dhe tjetërsimi i Turqisë, në vend të bashkëpuni­mit, është një politikë problemati­ke, e cila do të kërcënojë paqen dhe stabilitet­in rajonal dhe do të minojë jo vetëm vetveten, por edhe BE-në, në të cilën Greqia është anëtare”, tha zëdhënësi i Ministrisë, Tanju Bilgiç.

Zyrtarët francezë kanë theksuar se marrëveshj­a nuk synonte Turqinë dhe se ajo ishte plotësisht në përputhje me NATO-n. “Kjo nuk është një marrëveshj­e që drejtohet kundër Turqisë apo dikujt tjetër, është një marrëveshj­e që është në përputhje me qëllimin tonë të përbashkët, Greqinë dhe Francën, për të forcuar sovranitet­in evropian, përfshirë në Mesdheun Lindor, ku ne kemi interesa thelbësore”, u tha gazetarëve një zyrtar presidenci­al francez.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania