Panorama (Albania)

“E kemi studiuar Hungarinë, shkojmë vetëm për fitore”

-

Dy ditë përpara sfidës ndaj Hungarisë në transfertë ka dalë në një konferencë për mediat Elseid Hysaj, si një nga futbollist­ët më me përvojë të Kombëtares, i cili është ndalur të flasë për ndeshjen e parë që do të zhvillohet në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest. Hysaj u shpreh se skuadra është gati për këtë sfidë, duke theksuar se djemtë janë përgatitur mjaft mirë dhe shpreson që të ketë ruajtur një asist për Sokol Cikalleshi­n. Mbrojtësi kërkon 6 pikë në dy ndeshjet e radhës dhe se drejt Hungarisë do të shkojnë vetëm për fitore.

A jeni gati për ndeshjen ndaj Hungarisë?

Skuadra është e gatshme për këtë ndeshje sepse, siç e kemi parë edhe në ndeshjet e kaluara, kemi luajtur shumë mirë. Kemi analizuar edhe ndeshjen e kaluar me trajnerin dhe jemi duke përgatitur këtë ndeshje në mënyrën sa më të mirë të mundshme dhe besoj se jemi gati për këtë sfidë.

Pse çaloi mbrojtja ndaj Polonisë?

Me Poloninë kemi gabuar ne, e kemi thënë edhe kur mbaroi ndeshja, në disa raste. Por kemi studiuar Hungarinë sepse është një ndeshje e rëndësishm­e. Po nuk fituam këtë, me Poloninë është pak më ndryshe. Ne duhet të shkojmë në Hungari ta fitojmë ndeshjen atje dhe pastaj të mendojmë mirë për Poloninë se si duhet të përballemi.

Me sa pikë do të jeni të kënaqur në këto dy ndeshje?

6 pikë, ne shkojmë për 6 pikë. Me të gjithë këta lojtarë që kemi në grup shkojmë të motivuar shumë për t’i fituar të dyja, sepse i kemi mundësitë. I kemi parë të gjitha ndeshjet dhe duhet që të kemi gjithmonë besim te vetja.

Çfarë prisni si Hysaj ndaj Hungarisë?

Shpresoj që të japim maksimumin, të mos bëj gabime dhe shpresoj ndonjë gol, asist për Sokol Cikalleshi­n apo sulmuesin që do të bëjë golin.

A ndieni presion për të fituar me Hungarinë?

Unë besoj se nuk do të jetë presion, por shpresoj që çunat ta marrin sa më “seriozisht” këtë ndeshje, sepse me të vërtetë është një ndeshje e rëndësishm­e për ne, që të shkojmë të përqendrua­r për të dhënë maksimumin dhe për të dalë me tri pikët.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania