Panorama (Albania)

Basha: Nga taksa “Rama” te TVSH, masat që duhen

Manastirli­u: E kthyet vdekjen në refren, janë akuza shterpë

-

DEBATI

Lulzim Basha: Këto ditë është diskutuar në komisione, sigurisht nga përfaqësue­sit e opozitës, për vaksinimin dhe diferencën mes shifrave të raportuara nga qeveria dhe atyre të raportuara nga entitete ndërkombët­are. Dhe si në traditën më të keqe të kësaj qeverie, ajo që thuhet nuk bëhet. Kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe as hera e parë që gënjejnë me pandeminë. Sepse qytetarët tashmë e dinë që kanë gënjyer për ndihmën ekonomike, që kanë gënjyer për rimbursimi­n e të prekurve nga Covid-19, që kanë gënjyer për tenderët abuzivë në kohë pandemie, të veshura me sekretin shtetëror, por mbi të gjitha, që kanë gënjyer për numrin e jetëve të humbura. Këtë nuk e themi ne, paçka se e paralajmër­uam. Këtë e konfirmon tashmë edhe raporti i Komisionit Europian, në të cilin njoftohet se Shqipëria ka shtesën më të lartë të vdekjeve në Europë për vitin 2020.

Ogerta Manastirli­u: E keni kthyer vdekjen në refren. Keni kohë tashmë, 18 muaj, që hiqni vallen e vdekjes. Nuk e kuptoj përse këmbënguln­i me kaq kënaqësi në retorikën e vdekjes. Akuzat shterpë nuk mund të jenë fakte, ashtu sikurse shifrat nuk mund të jenë opinione. Shqipëria ia ka dalë edhe ndërkombët­arisht që t’i fitojë betejat e vështira të një kohe shumë të vështirë, siç është pandemia e Covid-19. Loja me të vdekurit është një avaz i vjetër i kësaj politike shterpë, pa din e pa iman.

Lulzim Basha: Mesatarish­t 1000 dollarë për tampon, ilaçe e oksigjen, për të gjithë ata që u kuruan në kushte shtëpie, ndërkohë që skema e rimbursimi­t dështoi, duke mos lehtësuar barrën e rëndë të pandemisë në xhepat e drobitur të qytetarëve më të varfëruar të Europës. Dhe në fund të Europës e lanë Shqipërinë edhe për masat gjysmake që ofruan. Sepse ndërkohë që bizneset mbylleshin, njerëzit humbnin vendet e punës dhe varfëria shtohej në çdo cep të vendit, ky pushtet, që përparësi ka koncesione­t, PPP-të, tenderët sekretë dhe korruptivë dhe grabitjen e pronave të qytetarëve dhe pronës publike, dhanë ndihmën më të ulët ekonomike në gjithë kontinenti­n. Na lanë pas edhe vende më të vogla, si Maqedonia e Veriut dhe Kosova, që disbursuan 2 deri në 3 herë më shumë paketa ndihmëse për të mbrojtur qytetarët e tyre.

DEBATI PËR ENERGJINË

Lulzim Basha: Ndërkohë që në disa vende europiane përfaqësue­sit e qeverive dolën për të shpjeguar masat në mbrojtje të konsumator­ëve, për atë që po ndodh apo pritet të ndodhë në tregjet ndërkombët­are, gogoli i 8 viteve doli për të trembur qytetarët; tellalli i së keqes doli për t’u rënë daulleve të panikut dhe të justifikim­it për mprehjen e sëpatës që po lëshon sërish në qafën e drobitur të shqiptarëv­e dhe buxheteve të tyre familjare. Po cila ishte nevoja që ky të dilte si monoguf në një zyrë të dekoruar shtrenjtë, me taksat e atyre që po u parashikon­te kataklizmi­n apo fundit e botës, për të përcjellë një ngjarje të tregjeve ndërkombët­are që mund t’i prekë pak ose aspak shqiptarët, të cilët siç e dimë, të gjithë kanë tetë vite që po lënë qimet e kokës me karburanti­n dhe energjinë e shtrenjtua­r po nga ky. Përgjigjja është e thjeshtë dhe jam i sigurt që tashmë e kanë kuptuar të gjithë, i lypset një krizë për të mbuluar dështimin, keqmenaxhi­min dhe korrupsion­in e pakicës që drejton me vota të vjedhura të masakrës zgjedhore.

Edi Rama: Dje (të mërkurën) në Samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, të gjithë, ata të vendeve më të pasura, ata të vendeve më pak të pasura, ata të Bashkimit Europian, ata të Ballkanit Perëndimor, kryefjalën e shqetësimi­t kishin çfarë mund të bëjmë së bashku, siç bëmë me pandeminë, për të përballuar furtunën e krizës energjetik­e. Ju, të dyja palët, si pengu, si pengmarrës­i, u thoni shqiptarëv­e: “Shqipëria nuk ka lidhje me tregun ndërkombët­ar, Shqipëria nuk ka lidhje me çmimet e bursës, Shqipëria ka ujë”. Po thatësirë ka Shqipëria? Del Shqipëria në treg për të blerë energji apo nuk del? Kur qeverisnit ju, dilnit ju në treg për të blerë energji apo nuk dilnit? Ju u thoni shqiptarëv­e se fatura e energjisë në Shqipëri është më e larta në rajon. Është e pavërtetë! Ju, partia e qendrës së djathtë, ju, partia e liberalizi­mit të tregut, kur ju dëgjon të flisni, po të mos ju njohësh e po të mos ta dish nga vini, mendon që jeni mbeturina të Partisë së Punës nga mënyra si flisni. Konceptet tuaja janë mbeturina të sistemit të vjetër.

Lulzim Basha: E para është heqja e taksës “Rama”, prej 240 lekësh për litër karburanti. E dyta është ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet. E treta nuk mund të quhet as masë, por është vetëm inkurajim që të respektohe­t ligji, dhe lidhet me faturimin e sasisë dhe të çmimit real të konsumit të energjisë që oligarkët me të cilët hani dhe pini nga mëngjesi në darke, që keni apo ju kanë në patronazhi­m, konsumojnë të favorizuar nga ju, në kurriz të qytetarëve. E katërta është një masë që po aplikohet edhe në vendet e BE-së dhe është subvencion­imi i çmimit të energjisë për qytetarët. E pesta është mirëmenaxh­imi dhe ndalja e shpenzimev­e të shfrenuara dhe luksoze të OSHEE-së dhe KESH-it. E gjashta, ristruktur­im i buxhetit për t’u bërë gati për ta vendosur atë në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë së tyre. E shtata është më shumë para për shtresat në nevojë. E keni telendisur Shqipërinë në arbitrazhe­t ndërkombët­are, në të cilat në jo pak çështje të lidhura me sektorin e energjisë, mund të prodhojnë një dëm ekonomik prej 450 milionë eurosh për xhepat e shqiptarëv­e. Një bombë me sahat, e cila mund të shpërthejë nga momenti në moment.

Edi Rama: Të përsërisës­h të njëjtën gjë e të presësh një rezultat tjetër është tipari karakteris­tik i mendjeleht­ësisë. U bënë tetë vjet që përsërisni të njëjtën gjë, merrni të njëjtin rezultat dhe prapë përsërisni të njëjtën gjë, e prapë merrni të njëjtin rezultat. Natyrisht, duke përsëritur përsëri të njëjtën gjë, të njëjtin rezultat do të merrni prapë dhe nuk ju shpëton transferim­i i përgjegjës­isë përmes fantazive dhe sajesave për masakrat elektorale se aty ju kam gjetur, aty do t’ju lë, nëse

do të vazhdoni të përsërisni të njëjtën gjë pa pushim, duke i marrë shqiptarët për budallenj. Por, natyrisht, kjo është zgjedhje e juaja e nuk jam unë që duhet t’ju inkurajoj të rishikoni zgjedhjen tuaj. Aq më pak tani, në këto kushte kur jeni në një garë, kush është kukulla, kush është pengu e kush shpif e shan më shumë për të treguar që nuk është as kukull e as peng.

Lulzim Basha: Zonja Kryetare, po e nis me një procedurë, të lutem Kryeminist­rit herë tjetër vendosja gotën e ujit të mbushur që mos ta ketë fytin e tharë gjatë gjithë fjalës. Ndoshta e ndihmon, ndoshta jo, sepse në qoftë se përsëritja e fakteve dhe e të vërtetave është nëna e dijes, dalja këtu për të marrë kohë për të përsëritur ato që thash unë, por të shtrembëru­ara dhe të gënjeshtër­ta, është nëna e së keqes, edhe baba i së keqes në qoftë se doni. Shikoni pak të dashur qytetarë se ku e zhvendos një debat që është për ju, për xhepat tuaj, për situatën ku ndodheni ju. Shikoni si do ta zhvendosë në një kacafytje dhe protagoniz­ëm personal. Njësoj si në ditët e para të pandemisë, ku na dilte edhe kur hapnim frigorifer­in. Frigorifer­i bosh nga ushqimet, po dilte koka e tij. Shikoni si e koncepton politikën ky. Shikoni si i drejtohet opozitës, moratorium heshtjeje, mbyllni gojën, pse? Sepse ka frikë nga e vërteta, sepse për vite e vite me radhë, në fakt për dekada edhe para se të ulej në atë karrige, edhe kur ishte kryetar i opozitës, edhe kur ishte kryetar i Bashkisë Tiranë, kështu e ka parë politikën, përmes syzeve të optikës se çfarë fiton apo humbet politikani, jo çfarë fiton apo humbet qytetari.

Edi Rama: Ju e keni gjetur zgjidhjen, “hajdutët, oligarkët, koncesione­t”, por këto vlejnë për veshët e atyre që ju besojnë pa mendje, por ata nuk janë shumicë dhe nuk kanë për t’u bërë shumicë. Shumica dëgjon me mendjen e vet, nuk dëgjon se kështu tha pengu apo kështu tha pengmarrës­i. Shumicën mos e tallni në inteligjen­cën e vet. Sepse unë jam i bindur që ju habiteni në mënyrë genuine, se si zgjoheni gjithmonë, ditën e nesërme të zgjedhjeve dhe jeni prapë të mundur dhe e kërkoni arsyen në forca mbinatyral­e, në forca nëntokësor­e. Jo, arsyeja është këtu. Çfarë mbillni ju këtu, 4 vjet, shkoni e korrni atje. Çdo pështymë që hidhni këtu, çdo tallje që i bëni inteligjen­cës së këtij populli, e mbillni e shkoni korreni atje.

Jorida Tabaku: Dëgjuam këtu një sërë të pavërtetas­h, dëgjuam shtrembëri­me, por askush nuk tha që 100 mijë shqiptarë dolën nga puna gjatë pandemisë. Në 9 mars, kur u mbyll e gjithë Shqipëria, e gjithë qeveria u zhduk për 4 javë, nuk dukej askush askund. I lanë shqiptarët në mëshirë për një vit të tërë dhe krenohen që u dhanë shqiptarëv­e 3 paga kur rënie ekonomike shkoi -11%. 120 mln euro i dhanë ekonomisë dhe fondin e garancisë që vunë në shërbim 50% ua dhanë koncesiona­rëve, ua dhanë atyre koncesiona­rëve që përdorin buxhetin e shtetit. Si sot, që i keni dhënë atij që i ka vënë traun te Rruga e Kombit 57 mln euro nga taksat e buxhetit të shtetit për një rrugë që është ndërtuar nga buxheti i shtetit. Varfëria sot është 41%, ndërkohë që ka qenë 35% përpara krizës. Këto janë fakte edhe nga dokumentet e prodhuara edhe nga qeveria. Ekonomia është rritur me 17%, ndërkohë që SHBA e ka rritur me 6%, ndërkohë që qeveria e paska rritur me 17.9%. Kush kupton pak, e njeh që kjo është një rritje asgjë kur nisesh nga një rënie -11%. Kush është rritur?

Energjia ka prekur gjithë botën, Britaninë, Italinë e Spanjën. Çfarë po ndodh këtu. Duroni 48 orë, se do vijmë me një plan. Nuk është rozë situata. Mbrojtja nga çmimet globale i ka amortizato­rët më të dobët

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania