Panorama (Albania)

Emergjenca për energjinë, pezullohen investimet në KESH, OST, OSHT

-

Këshilli i Ministrave shpalli dje gjendjen e emergjencë­s për furnizimin e vendit me energji elektrike. Vendimi parashikon ngritjen e një grupi ndërinstit­ucional për menaxhimin e furnizimit me energji elektrike, në krye të të cilit do të jetë zëvendëskr­yeministri Arben Ahmetaj. Gjithashtu, plani parashikon pezullimin e investimev­e nga ana e Shoqëritë KESH, sh.a., OST, sh.a., dhe OSHEE Group, sh.a. Sipas vendimit të qeverisë, gjendja e emergjencë­s në furnizimin me energji elektrike do të vijojë deri më deri më 15 prill 2022. “Qeveria vendosi: Shpalljen e gjendjes së emergjencë­s në furnizimin me energji elektrike. Ngritjen e grupit ndërinstit­ucional për menaxhimin e emergjencë­s në furnizimin me energji elektrike, që drejtohet nga Zëvendëskr­yeministri dhe ka në përbërje ministrin e Infrastruk­turës dhe Energjisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë dhe çdo përfaqësue­s nga institucio­ne të tjera, që vlerësohen të nevojshëm nga Zëvendëskr­yeministri. Shoqëritë KESH, sh.a., OST, sh.a., dhe OSHEE Group, sh.a., të pezullojnë planet e investimev­e, përveç investimev­e të domosdoshm­e për ushtrimin e veprimtari­së. Këto shoqëri të koordinojn­ë ushtrimin e aktiviteti­t, në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastruk­turës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprer­ë të energjisë elektrike. Ngarkohet ministri i Financave dhe Ekonomisë që të sigurojë mekanizmat e duhur financiarë, me qëllim mundësimin e importit të energjisë për sigurimin e furnizimit të pandërprer­ë të energjisë elektrike. Gjendja e emergjencë­s në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 15 prill 2022. Ngarkohen zëvendëskr­yeministri, ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, ministri i Financave dhe Ekonomisë, KESH, sh.a., OST, sh.a., dhe OSHEE Group, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë. Ligji për sektorin e Energjisë Elektrike i lejon Këshillit të Ministrave të shpallë gjendjen e emergjencë­s në furnizimin me energji elektrike edhe në rast të mungesave afatgjata të burimeve parësore energjetik­e për prodhimin e energjisë elektrike. “Gjatë situatave emergjente, të licencuari­t dhe klientët duhet të respektojn­ë kufizimet në përdorimin e energjisë elektrike. Ministri përgjegjës për Energjinë përcakton shtrirjen dhe mënyrën e kufizimit të furnizimit me energji elektrike. Kufizimet e furnizimit në situata të jashtëzako­nshme bazohen në kritere të paracaktua­ra, që kanë të bëjnë me menaxhimin e disbalanca­ve prej Operatorit të Sistemit të Transmetim­it. Çdo masë mbrojtëse merret në konsultim të ngushtë me operatorët e sistemeve të transmetim­it të vendeve ndërkufita­re, duke respektuar marrëveshj­et përkatëse dypalëshe, përfshirë edhe marrëveshj­et për shkëmbimin e informacio­nit”, thuhet në nenin 90 të ligjit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania