Panorama (Albania)

Basha kundërshto­n Ramën: S’është krizë energjetik­e, por keqmenaxhi­m e korrupsion

Skandali me naftën, kreu i PD: 30% e karburanti­t në Shqipëri hyn kontraband­ë, duke iu shmangur detyrimeve financiare të shtetit

- MARIGLEN KUME

Shqipëria, sipas kryedemokr­atit Lulzim Basha, nuk po përballet me një krizë të përkohshme energjetik­e, por me keqmenaxhi­m dhe korrupsion me rezervat ujore. Përmes një konference për mediat pak orë pasi kreu i qeverisë, Edi Rama, shpalli gjendjen e emergjencë­s energjetik­e, kryeopozit­ari së bashku me ekspertët e tij argumentoi se përse Shqipëria nuk është në kushtet që është BE-ja dhe vendet e tjera sa i përket krizës energjetik­e. Fillimisht Basha akuzoi KESH-in dhe OSHEE-në se kanë blerë energji 10 milionë euro më shtrenjtë sesa ishte në bursë. Po ashtu, për herë të parë, kryedemokr­ati Basha denoncoi se në Shqipëri 30% e karburanti­t që konsumohet futet kontraband­ë, duke iu shmangur detyrimeve financiare. Ndërkohë nuk munguan replikat me Kryeminist­rin, pasi ky i fundit e quajti planin e PD-së me 7 pika si planin e Sudes. Në kundërpërg­jigje Basha u kujtoi shqiptarëv­e se Sudja ishte një zonjë që përmes një skeme mashtruese u merrte shqiptarëv­e lekët dhe nuk ua kthente më. Të njëjtën gjë po bën, sipas kryedemokr­atit Basha, Kryeminist­ri Rama. Kreu i opozitës e përshkroi Suden e vitit 2021 si një njeri pa flokë dhe me mjekër. Ndërkohë, dy nënkryetar­ët e PD-së, Alfred Rrushaj dhe Jorida Tabaku, shpjeguan teknikisht se si kanë dështuar entet shqiptare në menaxhimin e rezervave energjetik­e dhe për masat që duhet të implemento­jë qeveria që të mos prekë ekonominë e shqiptarëv­e. Përmes një skeme që është në foton e mëposhtme, sipas Rrushajt, 2021-shi nuk është vit krize energjetik­e për Shqipërinë. Rrushaj tha se kaskada e Drinit ka prodhuar mjaftueshë­m energji elektrike për të mbuluar nevojën e qytetarëve shqiptarë dhe bizneseve. Problemi, sipas Rrushajt, qëndron te KESH e OSHEE, që nuk kanë bërë një strategji që të kishin blerë energjinë më herët, kur çmimi ishte më i lirë, meqë Shqipëria nuk ka kapacitete rezervuese. Ndërkohë, nënkryetar­ja Tabaku tha se ulja e TVSH-së për energjinë elektrike dhe për ujin reflektohe­t menjëherë te çmimi përfundimt­ar për qytetarët. Ulja e TVSH-së, sipas saj, mund të ndikonte edhe te mallrat e shportës nëse institucio­net nuk do të ishin të korruptuar­a.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania