Panorama (Albania)

Berisha, akuza Bashës nga Elbasani: Jam i hapur për rikthim në krye të PD

Sali Berisha sulmon Edi Ramën: Mos luaj me çmimet. Kur të ngrihemi ne në këmbë në protestë, nuk shqitemi nga rruga pa të hedhur aty ku e meriton

-

Ish-Kryeminist­ri Sali Berisha akuzoi përsëri kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha, për vendimin e përjashtim­it të tij nga Grupi Parlamenta­r dhe për mënyrën se si e drejton Partinë Demokratik­e.

Nga “Foltorja” e shtatë në qytetin e Elbasanit, ku iu bashkuan dhjetëra qytetarë, mes tyre edhe deputetë dhe ish-deputetë, tha se ai duhet të jepte dorëheqje pas humbjes. IshKryemin­istri ftoi demokratët të bashkohen për të rikthyer dinjitetin dhe vlerën e votës dhe meritës në parti. “Kreu i opozitës nuk përmban rregullin fillestar: kur humb të japësh dorëheqjen. Basha kalon nga humbja në humbje dhe nuk kujton që duhet t’u hapë rrugën të tjerëve për të shkuar në fitore. Humbëm zgjedhjet dhe Basha shpalli masakrën në vend që të mbronte votën tuaj, ta denonBeris­ha conte me dosje dhe dokumente, por ai u mor me karrigen e tij. Në këto kushte, janë demokratët që jemi para një misioni të ri, ky mision është shpëtimi i pluralizmi­t. Nuk ekziston pluralizmi nëse ne nuk ngrihemi fuqishëm për të hedhur këtë regjim, më i keqi që kanë pasur shqiptarët që nga koha e Enver Hoxhës e deri më sot. Çfarë synojmë ne me këtë foltore? Ne jemi për të ringritur edhe njëherë Partinë Demokratik­e, ashtu siç e themeluam. Ku e gjejmë ne forcën për një PD të fuqishme, të bashkuar. E gjejmë para së gjithash te vota e lirë. Partia është rrudhur në një mënyrë të pamerituar. Kam një kërkesë për delegatët, që të firmosin për mbledhjen e Kuvendit të Partisë Demokratik­e. Mund ta quani edhe Kuvendin e rithemelim­it të PD-së. “Çfarë synoj unë? Synoj që të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo kryetar që do të dëshironi ju, unë do ta pranoj me kënaqësinë më të madhe. A jam i hapur? Plotësisht i hapur. Ne do t’ju japim juve të gjitha kompetenca­t që meritoni”, tha Berisha. IshKryemin­istri ka sulmuar edhe Kryeminist­rin Edi Rama për rritjen e çmimeve të energjisë, duke u shprehur se demokratët do të ngrihen në protesta. “Ne duhet të përgatitem­i për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Edi Rama duhet ta dish mirë se kur të ngrihemi ne në këmbë në protestë, nuk shqitemi nga rruga pa të hedhur aty ku e meriton. Mos luaj me çmimet, mos luaj me kafshatën, se shqiptarët paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë sesa hanë qytetarët e vendeve të BE-së. Ata paguajnë naftën për shkak tëndin njëlloj si qytetarët e Zvicrës, të cilët kanë një rrogë mesatare 6 mijë euro, kundrejt 400 eurove që marrin shqiptarët. Mos luaj me shqiptarët, mos luaj me çmimet. Ne do të ngrihemi në këmbë. Ne po ngrihemi në këmbë si opozitë e vërtetë, si opozitë që besojmë te liria dhe si opozitë që do t’i tregojmë vendit siç i treguam në ’90-ën. Ndaj dhe ftoj demokratët të përgatitem­i për një betejë deri në fitoren tonë të plotë dhe fitoren e merituar”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania