Panorama (Albania)

Zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së

Klodian Kurushi, Ridvan Hado, Irena Plaku janë emrat e rinj

-

Janë zgjedhur dje 3 anëtarët e rinj të Këshilli të Lartë Gjyqësor, përfaqësue­s nga tri shkallët e gjyqësorit. Klodian Kurushi, që vinte si kandidatur­ë nga Gjykata e Lartë, arriti të fitojë përballë Asim Vokshit, që vinte nga i njëjti nivel. Pjesë e trupës prej 11 anëtarë të KLGJ-së u zgjodh edhe Ridvan Hado, që vinte nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit. Hado fitoi postin pranë KLGJ-së, pasi siguroi 140 vota, kundrejt gjyqtares Vojsava Osmanaj me 101 vota, ndërsa 5 vota kanë rezultuar të pavlefshme. Anëtarja e tretë e zgjedhur në KLGJ është Irena Plaku, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë që fitoi ndaj Manjola Xhaxhos, po nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ndërkohë, gjyqtari Genti Dokollari u zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistrat­urës. Votimi për të zgjedhur tre anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor u bë në Mbledhjen e Përgjithsh­me e Gjyqtarëve. Në fjalën e saj në hapje të mbledhjes, kryetarja e KLGJsë, Naureda Llagami, tha se Reforma në Drejtësi nuk ka më kthim pas dhe ndaj, gjyqtarët nuk duhet të jenë pjesë e problemit, por pjesë e zgjidhjes. “Në tri vite vendosëm standarde të reja në sistemin e gjyqësorit. Të mos jemi më pjesë e problemit, por e zgjidhjes. Reforma në Drejtësi nuk ka më kthim pas. Demokracia nuk është sport për spektatorë, por për aktorë, të cilët përpiqen aktivisht si për ndryshimin e vizionit që ne kemi për veten, por që dhe të tjerët kanë për ne!”, tha Llagami. Ndërkohë, zëvendëskr­yetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, u shpreh se modeli i gjyqtarit është profesiona­lizmi dhe virtytet e larta. Gjithashtu, ai theksoi se një gjyqësor i fortë është garanci për qytetarin dhe forcon legjitimit­etin në vendimmarr­je. “Pa besimin në sistem, nuk realizohet roli i gjyqtarit. Askush s’do donte të gjykohej nga ata pa cilësi morale. Modeli i gjyqtarit është profesiona­lizmi dhe virtytet e larta. Pa pavarësinë, pa besimin e publikut në sistem, nuk mund të zëvendësoh­et roli i gjyqtarit. Një gjyqësor i fortë është garanci për qytetarin dhe forcon legjitimit­etin në vendimmarr­je”, tha Sadushi. Kujtojmë që Këshilli i Lartë Gjyqësor përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 5 anëtarë janë jogjyqtarë të zgjedhur nga Kuvendi dhe 6 anëtarë gjyqtarë të zgjedhur nga Mbledhja e Përgjithsh­me e Gjyqtarëve.

 ?? ?? Një nga mbledhjet e KLGJ-së
Një nga mbledhjet e KLGJ-së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania