Panorama (Albania)

Vetingu, Nikolla: Asnjë nismë pa u konsultuar me SHBA dhe BE

“Do jetë e padrejtë që gjyqtarët që s’kanë kaluar në veting të gjykoheshi­n me rregulla të ndryshuara dhe nga një organ tjetër”

- KELMENT BAÇI

E rëndësishm­e është të them që nuk do të ketë asnjë nismë të njëanshme, pa ekspertizë­n e nevojshme dhe pa u konsultuar me partnerët ndërkombët­arë të Reformës në Drejtësi, si Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pa dyshim që mund të merret edhe një opinion i Komisionit të Venecias

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka deklaruar se asnjë nismë për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut nuk do të ndërmerret pa u konsultuar me partnerët ndërkombët­arë të Reformës në Drejtësi.

Gjatë një bashkëbise­dimi me gazetarët, Nikolla theksoi rëndësinë që ka përfundimi i procesit të vetingut dhe plotësimi i vakancave të krijuara nga largimi apo dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. E pyetur nëse shtyrja e afatit të organeve të vetingut bie ndesh me rekomandim­et e Komisionit të Venecias, Nikolla u përgjigj se një konstatim i tillë është i vërtetë, por sipas saj, do të jetë e padrejtë që gjyqtarët që nuk kanë kaluar në veting të gjykoheshi­n me rregulla të ndryshuara dhe nga një organ tjetër. Nikolla u shpreh se për këtë duhet dhe do të flasin ekspertët, por që padyshim, mund të merret dhe një opinion i Komisionit të Venecias. Për Kryetaren e Kuvendit është me rëndësi që nuk do të ndërmerret asnjë nismë e njëanshme pa ekspertizë­n e nevojshme dhe pa konsultime­t me SHBA-në dhe Bashkimin Europian, që janë partnerët kryesorë për realizimin e Reformës në Drejtësi. “Është e vërtetë që është dhënë një rekomandim i tillë, por ndërkohë ne shohim se procesi i vetingut, përkundër asaj që pritej, ka sjellë, është në një situatë tjetër, ku 60 për qind e të vetuarve janë larguar nga sistemi i drejtësisë apo janë vetëdorëhe­qur. Është një proces që ka edhe shumë të tjerë dhe do të dukej e padrejtë që për disa të merrej një peshore e caktuar dhe pastaj rregullat të ndryshohes­hin dhe t’i jepeshin një organi tjetër. E rëndësishm­e është të them që nuk do të ketë asnjë nismë të njëanshme, pa ekspertizë­n e nevojshme dhe pa u konsultuar me partnerët ndërkombët­arë të Reformës në Drejtësi, si Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pa dyshim që mund të merret dhe një opinion i Komisionit të Venecias, por kjo nuk duhet të jetë fjala ime, por kjo duhet të jetë fjala e ekspertëve. Ne kemi dhe unë kam vullnetin për të ecur në drejtimin e duhur që kanë përcaktuar arkitektët e Reformës në Drejtësi”, tha Nikolla. Kryetarja e Kuvendit u pyet nëse ka një afat kur ajo dëshiron që ta përmbyllë shtyrjen e afatit të organeve të vetingut përmes ndryshimev­e kushtetues­e vetëm për mandatin e KLP-së, organeve të vetingut apo bëhet fjalë për shkëmbim politik. Në përgjigjen e saj Nikolla shprehu gatishmëri për të vepruar me opozitën, por në këtë detyrë nuk është për favore apo shkëmbime. “Dua ta përsëris edhe një herë se në këtë detyrë s’jam për favore apo shkëmbime. Jam për dialog dhe ndërveprim, deri në votimin e ligjeve për konsensusi­n. Kjo është kërkesë që vjen edhe nga partnerët tanë ndërkombët­arë. S’po jap afate, por kam gatishmëri për të vepruar me opozitën. Ka qenë një prioritet i ngritur edhe në seancën e parë të Kuvendit nga ministri i Drejtësisë për nevojën që procesi i vetingut ka. Në informacio­nin që unë kam, në një prej ekraneve televizive, z. Alibeaj është shprehur që opozita është e gatshme”, tha Nikolla. Gjatë takimit, gazetarët e pyetën edhe për rritjen e çmimeve dhe sa ndikon ky vendim në xhepin e Kryetares së Kuvendit. Duke krahasuar veten me një familje në vështirësi ekonomike, Nikolla tha se “kushtet e vështirësi­së ekonomike nuk mund të jenë të njëjta”, por u shpreh besimplotë se do të ketë një reagim nga qeveria për shtresat në nevojë.

 ?? ?? Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dje me gazetarët
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dje me gazetarët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania