Panorama (Albania)

Vrau kamarierin, Policia në kërkim të autorit

Erjon Llapushi goditi 50-vjeçarin për tavolinën e rezervuar

-

ELBASAN - Pesë ditë pasi një kamarier në Elbasan u dhunua fizikisht nga një klient për arsye banale deri në vdekje, Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar. Erjon Llapushi, me precedentë penalë, është shpallur në kërkim kombëtar, pasi dhunoi me grushte dhe sende të forta 50-vjeçarin Gazmend Kurmaku, për shkak se ky i fundit i tha se tavolina ku ishte ulur Llapushi si klient ishte e rezervuar. Në sherr e sipër, 50-vjeçari u përplas me kokë në një pjesë betoni, duke përfunduar në vdekje klinike. Kurmaku ndërroi jetë gjatë ditës së enjte në Spitalin e Traumës në Tiranë ku u transferua­r natën e ngjarjes. Policia po kryen kërkime edhe në qytetin e Pogradecit, ku Llapushi është banues. Policia e Elbasanit ka marrë në pyetje biznesmeni­n dhe punonjësit e tjerë të restoranti­t, ndërsa janë sekuestrua­r edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

E SHKUARA E AUTORIT

Erjon Llapushi është emër i njohur në radhët e Policisë. Më 5 maj të vitit të shkuar, Operacioni Forca Operacioni zbarkoi edhe në Pogradec dhe midis emrave ku kërkonte sqarime për pasurinë ishte edhe Llapushi. Në atë periudhë ai ndodhej në qelitë e paraburgim­it, pasi dyshohej se ishte pjesë e një grupi të strukturua­r kriminal, që përmes shantazhit dhe dhunës, kanë detyruar biznesmenë­t e Pogradecit të dhurojnë aksionet e tyre. Erjon Llapushi rezulton të ketë tjetërsuar një pjesë të aksioneve të bizneseve duke ua dhuruar më pas personave të tretë, gjithashtu me precedentë penalë. Në dëshmitë e zbardhura të aksionarëv­e të kompanive, iu shpjegohet hetuesve brutalitet­i me të cilin vepronin anëtarët e bandës, me qëllim që ata të firmosnin kontratat për dhurimin e aksioneve. Në dhjetor të 2018 dy vëllezër biznesmenë kanë kërkuar ndihmë nga Policia, çka çoi më pas edhe në arrestimin e Llapushit dy muaj më vonë. Ndërkohë, më 29 maj 2021 ai ra në pranga në kuadër të operacioni­t “Perimetri” pasi u kap duke transportu­ar 24 emigrantë të paligjshëm në zonën e Pogradecit. Ende nuk dihet se si Llapushi ka rifituar lirinë për një periudhë kohore brenda pak muajsh. Në njoftimin e Policisë për atë rast thuhet se Llapushi ishte dënuar edhe për plagosje në vitin 2008, ngjarje e ndodhur në një lokal në Pogradec. Më 1 maj të vitit 2007 Llapushi kishte tentuar të vetëvritej.

 ?? ?? Autori i dyshuar, Erjon Llapushi
Autori i dyshuar, Erjon Llapushi
 ?? ?? Viktima Gazmend Kurmaku
Viktima Gazmend Kurmaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania