Panorama (Albania)

Dy vite pas tërmetit, banorët e Kurbinit në protestë

Banorët: Jemi pa strehë! S’po marrim as bonusin e qirasë

-

Mosnisja e punës për rindërtimi­n e shtëpive individual­e dhe vonesat e krijuara së fundmi në marrjen e bonusit të qirasë ka ngritur në protestë disa familje të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 në Kurbin. Ata u mblodhën para Bashkisë së Kurbinit dhe thonë se po kërkojnë prej 6 muajsh takim me përfaqësit­ë e këtij institucio­ni, por nuk janë pritur nga këta të fundit. Banorët, një pjesë e të cilëve vijojnë të qëndrojnë në çadra, shprehen se nuk kanë asnjë informacio­n se çfarë do të bëhet me banesat e tyre. “Prej 26 nëntorit të vitit 2019 unë jam i pastrehë. Shtëpia m’u dëmtua nga tërmeti dhe që prej asaj kohë unë jetoj në çadër në kushte aspak të përshtatsh­me. Më thanë të bëj gati shtëpinë për shembje 1 vit më parë, por që prej asaj kohe askush nuk ka ardhur. Prej 6 muajsh vij këtu te Bashkia për të marrë informacio­n se çfarë do të bëhet me ne, por kryetarja nuk na pret. Sa herë vijmë në Bashki dhe kërkojmë takim, kryetarja është larguar në drejtim të paditur, nuk po dimë se kur do të kthehet në drejtim të ditur. Kemi 6 muaj që duam ta takojmë. Më duket shumë vështirë për mua dhe familjen time që ta kalojmë edhe këtë dimër në çadër”, thotë Tahir Murati. Muajt e fundit familjet e prekura nga tërmeti po përballen dhe me vonesa në marrjen e bonusit të qirasë. Kjo situatë thonë se iu ka vështirësu­ar edhe më tepër jetesën e tyre. “Po na krijohen vonesa në marrjen e bonusit të qirasë. Kemi 1 muaj e gjysmë që nuk e kemi marrë dhe askush nuk të jep përgjigje. Kjo situatë na ka vështirësu­ar edhe më tepër gjendjen tonë financiare dhe jetesën në tërësi. I bëj thirrje Bashkisë dhe qeverisë që t’i kthejnë sytë nga ne dhe të na japin një zgjidhje, pasi jemi vërtet në vështirësi. Bashkia po na trajton si kafshë dhe jo si njerëz”, thotë një grua e prekur nga tërmeti. Një tjetër banore tregon se i ishte premtuar që banesa do t’i rindërtohe­j brenda vitit 2020, por që prej tërmetit situata mbetet e njëjtë. “Mua më është dëmtuar shtëpia nga tërmeti dhe erdhën ma shembën, duke qenë se u bë e pabanueshm­e. Më thanë që brenda vitit 2020 shtëpia e re do të ishte gati. Por po bëhen dy vite nga tërmeti dhe puna për ndërtimin e shtëpisë nuk ka nisur. Nuk kemi asnjë informacio­n se çfarë do të bëhet, sepse këtu në

Bashki nuk na pret askush për të na sqaruar. Ka disa muaj që vijmë për t’u interesuar dhe nuk kemi arritur të takojmë asnjë zyrtar të këtij institucio­ni. Nuk më duket aspak normale që edhe këtë dimër ta kalojmë pa shtëpi. Me pak fjalë, e kam humbur plotësisht shpresën. Këta na kanë ndalur dhe bonusin e qirasë, duke na futur edhe më gropë siç jemi”, thotë një banore e dëmtuar nga tërmeti. “THESARI, PENGESA

PËR BONUSIN” I kontaktuar përmes telefonit për këtë çështje, drejtori i Planifikim­it Urban në Bashkinë Kurbin, Benard Pali, thotë se vonesat në kalimin e bonusit të qirasë janë krijuar nga Thesari, duke premtuar se problemi është drejt zgjidhjes. Ndërsa për sa i përket procesit të rindërtimi­t për banesat individual­e, ai thotë se do të jenë gati brenda vitit 2022. Bashkia e Kurbinit është një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 që goditi Shqipërinë. Dhjetëra familje ngelën të pastreha, ndërsa procesi i rindërtimi­t për banesat individual­e ka ngelur në vendnumëro. e.h

 ?? ??
 ?? ?? Banorët e pastrehë para Bashkisë Lezhë
Banorët e pastrehë para Bashkisë Lezhë
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania