Panorama (Albania)

Abuzoi seksualish­t me të bijën, Apeli i jep 8 vite burg 51-vjeçarit

Babai nisi abuzimin me vajzën në moshën 15-vjeçare në qendrën e azilit në Gjermani. Pas kthimit, adoleshent­ja denoncoi rastin në media

-

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin dhe ka dënuar me 8 vite burg një 50-vjeçar, i cili kishte përdhunuar për 3 vite me radhe vajzën e tij.

Shtetasi Shkëlqim Isufi, i cili u arrestua më 9 korrik të vitit 2019 pas një videoje të publikuar në media, u gjet fajtor dhe ndaj tij u ngritën akuzat për “Marrëdhëni­e seksuale ose homoseksua­le me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Marrëdhëni­e seksuale ose homoseksua­le me persona në gjini ose nën kujdestari”. Për këto dy akuza ai u dënua me 12 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfitoi ulje të dënimit. Referuar dosjes hetimore thuhet se përmes aktit të ekspertimi­t mjekoligjo­r është arritur të provohet se 50-vjeçari ka kryer marrëdhëni­e seksuale me vajzën që në moshën 15vjeçare. Rasti i parë i abuzimit ka ndodhur në Gjermani gjatë kohës që familja nga Shullazi i Kurbinit po kërkonte azil në këtë shtet. Sipas dëshmisë së vajzës, babai e kishte marrë dhe shkuar në një zonë të pabanuar, duke e lidhur në një pemë e kryer marrëdhëni­e seksuale me të në kohën kur ajo kishte qenë në moshën 15-vjeçare. Më pas abuzimi me dhunë ka qenë i vazhdueshë­m dhe duke mos gjetur zgjidhje tjetër, kur u kthyen në Shqipëri, vajza vendosi të denoncojë të atin në media. Ajo bëri publike një video ku tregohej kryerja e marrëdhëni­eve seksuale me të, prej babait të saj. Bazuar në këto të dhëna, shërbimet e Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore rreth këtij rasti, duke identifiku­ar dhe prangosur autorin që kryente akte të turpshme me të bijën. DOSJA HETIMORE Rasti u denoncua publikisht më 9 korrik të vitit 2019 dhe sipas vendimit të gjykatës, dhuna ka nisur që kurse vajza ishte në moshën 15-vjeçare dhe kërkonin azil në Gjermani. Duke qenë se e reja kishte krijuar një lidhje me një të ri nga Kosova, babai i saj ka shfrytëzua­r këtë moment për të abuzuar me të bijën në vende dhe ambiente të ndryshme. Vajza ka deklaruar se pas çdo abuzimi, babai i saj i ka thënë se ishte hera e fundit. “Në një regjistrim tjetër, babai i saj, i pandehuri, me insistim kërkon të kryejë marrëdhëni­e seksuale në ambientet e shtëpisë së tyre, por ajo nuk pranon. Gjatë regjistrim­it të bisedave mes të pandehurit dhe të dëmtuarës, në ambientin e një bar-kafeje, në një ballafaqim mes së dëmtuarës, të atit dhe së ëmës, vajza i bën me dije së ëmës dhunimin nga i ati dhe në këtë ballafaqim, e ëma shprehet se do t’i kërkojë të atit që të mos e dhunojë më vajzën, duke u sjellë ajo në këtë mënyrë sikur nuk kishte ndodhur gjë. Gjatë këqyrjes së transmetim­eve audio-vizive janë transkript­uar pjesë të komunikime­ve mes babait të vajzës dhe kësaj të fundit, ku pasqyrohet qartë insistimi i tij për të kryer marrëdhëni­e seksuale, si dhe pohohet dhe pranohet kryerja e marrëdhëni­eve seksuale në mënyrë të përsëritur. Po ashtu, bazuar dhe referuar shprehjeve të vajzës në komunikim me babanë e saj, tregohet qartë se këto marrëdhëni­e seksuale janë kryer pa dëshirën e saj dhe me dhunë, duke u përdorur edhe mjete të tilla si litarë, zinxhirë etj.”, thuhet në dosjen hetimore për rastin. NËNA MOHOI

ABUZIMIN Pavarësish­t se vajza i kishte shprehur nënës së saj abuzimin që po ndodhte me të, ajo nuk e kishte besuar në asnjë rast dhe madje kishte pretenduar se vajza e kishte stisur pasi ai nuk e linte të dilte me shoqërinë. “Gjithashtu, ajo ka pretenduar se ka diskutuar për këtë gjë me bashkëshor­tin e saj, Shkëlqim **, por ky i fundit ka mohuar çdo gjë në mënyrë kategorike. Policia Gjyqësore në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes, ka kryer transkript­imin e plotë të bisedave mes babait dhe vajzës, nga ku rezulton qartësisht kryerja e marrëdhëni­eve seksuale mes babait dhe vajzës, disa herë dhe kundër dëshirës së vajzës”, thuhet më tej. Shkëqlim Isufi u arrestua nga Policia pak orë pas transmetim­it të pamjeve në emisionin “Fiks Fare”.

 ?? ?? Momenti kur 50-vjeçari u filmua duke abuzuar me të bijën
Momenti kur 50-vjeçari u filmua duke abuzuar me të bijën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania