Panorama (Albania)

Kush është Thoma Gëllçi, Rama: Nuk di asgjë për arrestimin

-

Në maj të vitit 2016 Thoma Gëllçi u zgjodh të ishte drejtuesi i ri i Radio Televizion­it Publik Shqiptar. Këshilli Drejtues i RTSH-së vendosi për të zgjedhur drejtorin e Përgjithsh­ëm, që do të zëvendëson­te Martin Lekën. Pas votimit, me 7 vota pro, drejtori i ri i RTSH-së u zgjodh në atë kohë Thoma Gëllçi, i cili kandidonte në këtë post me Petrit Malajn. Ndërkohë Martin Leka, aktualisht drejtor i RTSH-së, u vendos që të mbante postin e zv.drejtorit të Përgjithsh­ëm të RTSH-së. Thoma Gëllçi është një nga gazetarët që spikati në fund të viteve ‘80 dhe në fillim të viteve ‘90. Ai ka punuar fillimisht si gazetar në revistën humoristik­e “Hosteni”, më pas në gazetën “Zëri i Popullit”, të cilën e drejtoi për disa vite si kryeredakt­or. Ai është themelues i gazetës “24 orë”. Po ashtu, ai ka punuar në struktura të larta të qeverisë Meta, në detyrën e drejtorit të Departamen­tit të Informacio­nit. Nënkryetar­i i Komisionit të Medias, që në atë kohë ishte Alfred Peza, shprehej 5 vite më parë se drejtori i ri i RTSH-së u zgjodh me konsensus. “Thoma Gëllçi mori 7 vota dhe Petrit Malaj 4 vota. Ai u zgjodh me shumicën e cilësuar të votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së, pavarësish­t se për atë mjaftonte edhe shumica e thjeshtë e votave. Çka tregoi se ai ka marrë mbështetje edhe nga opozita”, shprehej Peza. I pyetur mbrëmë live në emisionin “Zonë e Lirë” nga gazetari Arian Çani, Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh se nuk dinte asgjë për arrestimin. Gëllçi u largua nga detyra në maj të këtij viti.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania