Panorama (Albania)

Tuna rikthehet te Patrisi pas një kalvari të gjatë vuajtjesh si nënë e vetme, si e rindërtuan martesën problemati­ke

-

Prej kohësh, këngëtarja Tuna Sejdiu dhe instrument­isti Patrisi Berisha janë një ndër çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar.

Ata janë diskutuar për një ndarje mjaft konfliktua­le, para se të bëheshin prindër për herë të dytë. Mirëpo, pas një kalvari të gjatë vuajtjesh si nënë e vetme e kthyer te prindërit në Shkup, së fundmi Tuna ka vendosur të kthehet sërish në Pritinë tek Patrisi, duke rindërtuar sërish martesën e cilësuar nga mediat si problemati­ke.

Tashmë po flitet se ata janë bërë sërish bashkë si një familje dhe këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes disa fotografiv­e të postuara në “Instastory”, ku në njërën duket dora e Patrisit që po mbante djalin e tyre, Zen.

Ata janë duke qëndruar në Durrës bashkë me dy fëmijët e tyre, Zenin dhe Tianin, ndërkohë që burime pranë çiftit kanë treguar se marrdhënia e tyre po shkon mjaft mirë.

Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu, që njihet me ermin e artit Tuna, u bë nënë për herë të dytë, pikërisht në një periudhë kur po përflitej për ndarje konfliktua­lenga Patrisi.

Ajo zgjodhi që shtatzënin­ë ta mbante larg syrit të mediave, duke lajmëruar ardhjen në jetë të djalit të dytë vetëm pasi e solli në jetë.

“Luta Zotin të më sjellë në jetë një mashkull që do më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkruante Tuna poshtë fotos, ku linte të kuptonte se lutja e parë nuk i ishte plotësuar. Edhe pse në rrjet pati shumë komente ndaj saj, pasi raportohej se ajo dhe bashkëshor­ti Patris Berisha ishin divorcuar, ky i fundit zgjodhi që të reagonte me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, duke marrë kështu përsipër atësinë e djalit të sapoardhur në jetë.

Ai shpërndau një foto të foshnjës, duke bërë edhe një mbishkrim sipër me fjalët: “Mirëserdhe në jetë Zen!”. Ky është fëmija i dytë pas Tian, ndërkohë që bekimi me fëmijën e dytë, u shoqërua me një konfrontim të vërtetë të Patrisit me komentuesi­t.

Ata e pyesnin Tunën se kush është babai, meqenëse ka kohë që ajo dhe Patrisi janë përfolur për divorc dhe kaq u desh që Patrisi të rebelohej, duke i dalë për Zot kësaj enigme e duke lënë të kuptohet se babai është vetë ai.

Por këtu kishte një problem, pasi ata u bënë prindër për herë të dytë pasi ishin ndarë.

Prapaskena e marrëdhëni­es së tyre të vërtetë ngriti dyshime për mungesë komunikimi mes tyre, jo vetëm për faktin se ata s’ndanin asgjë si çift nga ardhja e bebit, por Patrisi s’ishte qenë i pranishëm as në festën e zbulimit të gjinisë të bërë të bërë nga Tuna.

Videon e asaj feste Tuna zgjodhi ta publikonte më vonë dhe Patrisi s’u pa askund. Në videon që datonte në muajin nëntor të vitit të kaluar, Tuna shihej bashkë me Tianin, djalin e parë, si edhe me shumë miq e të afërm, por jo me Patrisin.

Pak muaj më parë, Tuna u zhvendos për të jetuar në Shkup, ndërkohë gjatë një interviste, Patrisi u shpreh se nuk ishin as bashkë e as të ndarë dhe se komunikoni­n me email.

Ndërkohë duket se tanii kanë rregulluar marrëdhëni­et, duke filluar jetën sërish në Prishtinë.

Për Tunën nuk ishte e thjeshtë t’i rriste dy djemtë e vetme dhe ndaj ka reflektuar për ta bashkuar sërish familjen.

MARTESA GJITHË DRAMA E TUNËS ME PATRISIN

Patris Berisha argëtohet në shoqërinë e vajzave seksi, po Tuna Sejdiu?

Kjo ishte pyetja që lëvroi në mediat e Kosovës dhjetorin e kaluar, duke rikthyer dhe një herë në vëmendje misterin e divorcit problemati­k të këngëtares Tuna Sejdiu nga muzikanti Patris Berisha, vëllai i Robert Berishës.

Dy muaj pasi Tuna dhe Patrisi u përfolën për ndarje aspak paqësore, Patrisi u tha se mblodhi mendjen dhe nisi të dilte me vajza të tjera për njohje.

Asnjëri prej tyre nuk foli publikisht për ndarjen, por një nga postimet e fundit të Tunës në “Instastory” i bëri të gjithë të mendonin se ajo që kishte shkruar është një “mesazh i koduar” në adresë të ish-burrit, Patrisit. “E ngecur në një gjeneratë ku besnikëria është vetëm tatuazh, dashuria është thjesht një shprehje dhe gënjeshtra është e vërteta e re”, ishin fjalët që këngëtarja kishte shkruar.

E kjo deklaratë erdhi pasi Tuna hoqi Patrisin nga njerëzit që djali i tyre, Tiani, ndiqte në “Instagram” dhe madje i ndryshoi edhe mbiemrin.

Ky fakt e acaroi më shumë situatën dhe e detyroi të bënte postime i mbështetur në këtë rast edhe nga vëllai, Roberti, se Tiani kishte realisht vetëm një mbiemër dhe ai ishte mbiemri i babait dhe jo i nënës.

E në kulmin e situatës, “drama” u shoqërua me fotot e Tunës dhe djalit të tyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe lajmin se ajo ishte shtatzënë për herë të dytë.

Pas këtyre thashethem­eve i ftuar në “Soiree”, Patrisi u shpreh për marrëdhëni­en që kishte aktualisht me Tunën se “është e komplikuar”, duke shtuar se nuk ishin as të ndarë e as bashkë.

“Ende nuk ka kurrfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes.

Është complicate­d, në rrjedhje të lirë”, u shpreh duke qeshur Patris Berisha. Lidhur me heqjen e mbiemrit të tij nga “Instagram”-i i Tianit, Robert dhe Patris Berisha thanë njëzëri: “Renee dhe Tian Berisha deri në vdekje”.

Ndërkohë, Tuna u zhvendos në SHBA dhe arsyeja, sipas emisionit “Shoë time”, ishte për t’u shkëputur nga përditshmë­ria dhe vëmendja në Kosovë, dhe që ta priste atje fëmijën e saj të dytë.

Ndërkohë u zbuluan të tjera detaje nga jeta e Tuna Sejdiut pas ndarjes nga bashkëshor­ti.

Përveç arsyeve personale dhe profesiona­le, ata thanë se ishte në kontakt me producentë të njohur, si ishtë dashurin e Cardi B, për realizimin e disa këngëve. “Tash vetëm me e-mail komunikojm­ë, se në telefon i kemi prishur marrëdhëni­et. Me email, se me telefon t’i pëlcet menjëherë dhe përlahesh, ndërsa në email e fshin dhe e shkruan prapë dhe kështu e mban raportin të shëndoshë!”, tha Patrisi duke dhënë detaje rreth situatës pas largimit të saj në SHBA.

Gjatë këtij rrëfimi, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte dora e fashuar e Patrisit, i cili u justifikua se i kishte rënë derës, prandaj edhe e kishte vrarë kaq shumë. “Ajo dera nuk ishte e butë”, u shpreh Patrisi teksa shtoi detajin se kishte 1 muaj me dorën e vrarë, që përkonte fiks me ditët kur i kishte dhënë fund me Tunën.

Se çfarë kishte ndodhur që e kishte çuar Patrisin në momente nervash t’i binte derës, këtë nuk dimë ta themi dhe as ai vetë nuk e shpjegoi.

Tymi kësaj historie i doli në fillim të dhjetorit 2020, ku këngëtarja u largua nga Prishtina, u kthye në vendlindje­n e saj në Shkup dhe ndryshoi mbiemrin e djalit në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Tuna Sejdiu dhe muzikanti Patris Berisha u martuan në janar të vitit 2017, fiks katër vite më parë. Gjashtë muaj pasi u bë publike lidhja e tyre e dashurisë, Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha u celebruan gjatë një ceremonie shumë private, që u mbajt në Prishtinë.

Çifti, që ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, u kurorëzuan zyrtarisht si çift në Komunën e Prishtinës në privatësi, pa dashur që kjo datë e rëndësishm­e të mediatizoh­ej.

Tuna vendosi të lidhte kurorë në mënyrë simbolike. Në atë kohë u fol se ceremonia e dasmës që kishin planifikua­r me miqtë kishte dështuar, për arsye që s’u bënë të ditura.

Ndërkohë që komentuesi­t kanë filluar të përdorin ironinë, duke qenë mosbesues se nuk do të ketë ndarje të tjera mes çiftit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania