Panorama (Albania)

Barbana Dini fejohet në Amerikë, si e njohu biznesmeni­n shkodran që i ktheu buzëqeshje­n pas humbjes tragjike të të vëllait

-

Për pesë vite, nga këngëtarja Barbaba Dini kishte vetëm postime plot dashuri e dhimbje për humbjen aksidental­e të vëllait të saj këngëtar, Ergi Dinit.

Por të reja të bukura kemi nga jeta e këngëtares shkodrane, e cila jo vetëm që ka gjetur dashurinë, por është fejuar dhe vendosur tashmë pranë njerit të zemrës, që të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja dhe motra e këngëtarit Ergi Dini, i cili u nda nga jeta në moshë shumë të re, mësohet se është fejuar. Këtë lajm ajo e ka konfirmuar në rrjetet e saj, teksa është pyetur nëse lajmi është i vërtetë.

Bashkë me urimet për fejesën, fansat e kanë pyetur atë nëse do të vendosë që djalin e saj në të ardhmen ta quaj Ergi.

“Nuk do ta bëja një zgjedhje të tillë. Çdo njeri i rëndësishë­m ka një vend të veçantë në jetën dhe zemrën tonë dhe gjithsecil­i ka vendin e vet”, ka qenë përgjigjja e këngëtares, e cila ka thënë se vëllai i saj i mungon shumë.

Njeriu që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares, është një biznesmen shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara me origjinë nga Shkodra, qyteti ku ka lindur dhe Barbana.

Burime pranë saj kanë treguar se ka qenë pikërisht një njohje familjare që ka bërë të mundur takimin dhe lidhjen e tyre.

Komentuesi­t flasin për një dashuri të bukur dhe të madhe që me siguri do të përfundojë në martesë. Këngëtarja e rrymës pop e filloi karrierën e saj muzikore në moshen 7-vjeçare, si soliste në festivalet mbarëkombë­tare për fëmijë si soliste.

Në vitin 2004, ajo mori pjesë në “Ethet e së premtes mbrëma2”, dhe po atë vit në festivali e 43-të në RTSH me këngën "Jeta Këtu S'mbaron".

Pas përfundimi­t të studimeve në Universite­tin e Tiranës, në vitin 2009, Barbana iu dedikua karrierës së saj si soliste.

Në maj 2008, mori pjesë në “Top Fest 5” me këngën "S'e Mendoja". Në gusht 2010 ajo bashkëpuno­i me këngëtarin Hip-Hop, Stresi, dhe kënga titullohej "Cover Boy".

Ajo ka eksperiEnc­ë dhe në filmin televiziv, pasi në dhjetor 2010, mori pjesë për herë të parë në një film që titullohe "Pasion Fluturimi" me regji të Arian Culiqit, në rolin e Xhulias.

Përveç shumë këngëtëve e bashkëpuni­meve para dy vitesh ajo u pa në videoklipi­n "Ku je?", një këngë e vëllait të saj Ergit, të cilin ajo e realizoi duke bashkëpunu­ar me Pandi Laçon e Irkenc Hykës.

Pas këtij produksion­i, këngëtarja 34-vjeçare nuk u pa me ndonjë projekt pasi me sa duket i është dedikuar lidhjes në distancë me biznesmeni­n.

Tashmë ajo ka nisur jetë të re në Amerikë, ndërkohë që nuk dihet nëse do ta vazhdojë apo jo karrierën në muzikë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania