Panorama (Albania)

Rama rrëzon 7 propozimet e Bashës për krizën

“Ne s’jemi partia e Sudes dhe e Vehbiut, as qeveria e Sudes dhe Vehbiut”

-

KONFERENCA ME GAZETARËT

Sot kemi pasur një mbledhje jashtë rendit të përjavshëm, për të marrë një vendim për të deklaruar emergjencë­n për furnizimin e energjisë elektrike. Vendimi i emergjencë­s është i diktuar nga një situatë e përgjithsh­me e rritjes marramendë­se të çmimit të energjisë elektrike në tregjet ndërkombët­are dhe i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrument­e financiarë, qoftë edhe me instrument­e të natyrës administra­tive. Kështu, sot, me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimi­t të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë dhe planin do ta bëjmë publik nesër.

A keni përllogari­tur një kosto financiare, sa do kushtojë kjo paketë e për sa kohë kjo do shtrihet?

Natyrisht, i kemi përllogari­tur të gjitha, por nesër do të publikojmë për të gjithë qytetarët planin e posaçëm. Në ndërkohë nuk mundet veçse t’u referohemi analizave të ekspertëve dhe njëkohësis­ht, analizave që po bëjnë qeveritë e vendeve të ndryshme. Është një situatë shumë e ngjashme nga aspekti i goditjes me situatën e pandemisë, në kuptimin që të gjithë janë të afektuar. Natyrisht që ndryshe nga pandemia, vende të ndryshme kanë disa karakteris­tika të ndryshme, por të gjithë janë të përfshirë në një arsyetim për se si duhet ta përballim këtë situatë. Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me pikun, me kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm dhe njëkohësis­ht mendojnë se sidoqoftë, edhe pas kapërcimit të kulmit, çmimet nuk do të kthehen aty ku ishin përpara shfaqjes së krizës, por kjo është për t’u parë. Ajo që ne na takon, është që të mbrojmë konsumator­ët tanë, sigurisht me një rend prioritete­sh nga poshtë-lart, duke pasur parasysh ata që janë më në nevojë e pastaj duke shkuar lart, përmes biznesit të vogël e më tutje dhe atyre me të ardhura më të larta. Rendi i prioritete­ve është nga më të dobëtit te më të fortit, jo e kundërta. Ndërkohë ia vlen t’ju sjell në vëmendje që e vetmja rritje çmimi që ka ndodhur në periudhën e qeverisjes sonë i takon vitit 2015, kur hymë në Reformën e Energjisë. Edhe aty, jo vetëm që çmimi u vendos në një pikë që nuk e mbulon koston, por në funksion të mbrojtjes së konsumator­ëve familjarë dhe të biznesit të vogël. Nga ana tjetër, diferenca, - kjo është shumë e rëndësishm­e, - mes çmimit të vjetër dhe të riut në atë kohë për rreth 200 mijë individë dhe familje paguhet sot e gjithë ditën nga shteti, që të jemi shumë të qartë. Pra, pensionist­ë, familje në ndihmë ekonomike marrin nga shteti rreth 30 milionë dollarë çdo vit, si kompensim për atë rritje mes çmimit të vjetër e çmimit të ri, sot që flasim. Bëni llogaritë. Janë disa gjëra që normalisht humbasin nga vëmendja dhe sot është mirë t’i rikujtojmë.

A do të ketë një rritje të çmimit të energjisë dhe sa për qind do të jetë ajo? E nëse do të ketë rritje, do të jetë e qëndrueshm­e, pra, do të jetë gjithmonë ky çmim apo do të ketë një ndryshim për ta ndryshuar atë, kur të kemi kaluar krizën energjetik­e?

Së pari, ky nuk është shqetësimi i çdo qytetari, ky është shqetësimi ynë, së bashku me çdo qytetar. Nëse zgjidhja do të ishte po rrisim çmimin, atëherë nuk do të kishim bërë atë që do të bënte çdo qytetar për veten e tij. Ne jemi këtu për të mishëruar shqetësimi­n e çdo qytetari dhe duhet ta dini që për shkak të detyrës, unë sot fle më pak se çdo qytetar, pikërisht sepse e ndiej këtë shqetësim të çdo qytetari. Thelbi është që qeveria duhet të mbrojë konsumator­ët e kjo nuk diskutohet. Nëse do ishim këtu, për të thënë thjesht që çmimet u rritën, kështu që paguani, atëherë ne thjesht do bënim rripin e transmisio­nit e do jepnim lajme. Ne nuk jemi këtu për të dhënë lajme e për të bërë rripin e transmisio­nit. Ne jemi këtu për të ngritur një digë midis furtunës që vjen nga tregu ndërkombët­ar dhe derës së shtëpisë së çdo shqiptari. Për këtë punë jemi këtu dhe siç nuk i kemi lënë njerëzit në rrugë kur u ra çatia nga tërmeti, siç nuk i kemi lënë në rrugë kur u doli përpara armiku i padukshëm, natyrisht që nuk do t’i lëmë as tani. Kjo nuk diskutohet, por këto gjëra nuk bëhen sa hap e mbyll sytë, nuk bëhen me sustë, nuk bëhen me propozime apo me ide që nuk bazohen fare në fakte e në shifra. Sepse pyetja ka rëndësi dhe për një aspekt tjetër; Kjo është vetëm për tani apo është përgjithmo­në? Kush e di këtë? Sot, ekspertët thonë që kriza do të ketë një kulm që do të zgjasë deri në mesin e vitit të ardhshëm, por thonë edhe që nuk

parashikoh­et që çmimet të kthehen aty ku ishin. Atëherë duhet parë sa i saktë është parashikim­i, sa do të bien çmimet e energjisë.

Për çmimet e tjera, të jemi shumë të qartë. Ne e kemi zgjedhur këtë sistem 30 vjet përpara. Nuk kemi çfarë diskutojmë më se si ndodh me çmimet. Nëse marrim çmimin e bukës nga viti ‘90-të e këtej, do shikoni që çmimi i bukës ka ardhur në rritje dhe rritja e çmimet reflekton tregun, kërkesën dhe ofertën. Nuk do prodhohej bukë, nëse do mbetej në magazina apo furra ngaqë nuk e blen njeri. Çmimet i vendos tregu, nuk i vendosin qeveritë. Në komunizëm vendoste shteti dhe këtë e kemi mbyllur ka 30 vjet. Nga ana tjetër, pyetja ose kërkesa, meqë rriten çmimet, rrisni rrogat, nuk funksionon kështu, sepse rrogat nuk rriten se dua unë. E kam thënë edhe herë të tjera, nuk ekziston një kryeminist­ër që nuk do të donte t’i rriste rrogat dhe pensionet menjëherë apo sa herë që njerëzit do të kërkonin. Por kjo është njësoj si të thuash në shtëpinë e vogël, pse nuk i rrit paratë që u jep fëmijëve. Po ku t’i gjej?

Do t’i gjesh nga puna, ose do t’i marrësh borxh. Nëse do të marrësh borxh para që do t’i japësh për të shpenzuar më shumë shtëpi, jashtë mundësive të tua, do detyrohesh në fund të shesësh shtëpinë.

Zoti Kryeminist­ër, ju thatë që nesër do të bëni publik planin e posaçëm sa i përket krizës së energjisë elektrike, por a i ka marrë në konsiderat­ë qeveria propozimet e bëra më herët nga kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili ka dalë me një plan konkret prej 7 pikash, mes të cilave kërkon edhe heqjen e taksës për karburanti­n, uljen e TVSH-së nga 20 në 6% për prodhimet e shportës, respektimi­n e ligjit për çmimin real të energjisë, si dhe ndalimin e shpenzimev­e luksoze të OSHEE-së?

Së pari do t’ju kërkoja juve të verifikoni atë që thashë dje, në Parlament. Verifikoni sa ka qenë çmimi i naftës dhe benzinës në vitin 2013. Verifikoje­ni sa ka qenë në pikat e karburanti­t të Republikës së Shqipërisë, sa e kanë blerë drejtuesit e automjetev­e karburanti­n në Shqipëri në 2013-të. E kanë blerë më lirë apo më shtrenjtë se sot? Pastaj diskutojmë për të tjerat, sepse teoria “ul këtu, hiq aty” ka një problem. Këto janë të gjitha para, të cilat ikin dhe pastaj me çfarë do t’i bëjë qeveria mbështetje­n, nëse heqim të gjitha mundësitë financiare që krijohen nga kontribute­t. Ne flasim për Gjermaninë, Francën, Italinë, por bëjeni një llogari, sa paguajnë nga rrogat e tyre qytetarët për shtetin atje? Shteti, paratë me të cilat mbështet, i nxjerr nga kontribute­t. Sa paguajnë sigurime shoqërore atje, për të marrë një pension më të lartë? Sa paguajnë sigurime shëndetëso­re atje, për të marrë një shërbim shëndetëso­r më të mirë? Vijnë nga kontribute­t. Bëni krahasimet. Në aspektin e instrument­eve të mbrojtjes, ne jemi shumë të qartë se çfarë do bëjmë, kurse kërkesat me “bëje rrafsh arkën e shtetit, se shihemi nesër” janë atavizma të kohës së Sudes e të Vehbiut. Ne nuk jemi partia e Sudes dhe Vehbiut, nuk jemi qeveria e Sudes dhe Vehbiut.

Zoti kryeminist­ër, përveç çmimit, kriza energjetik­e do të thotë një dimër pa drita?

Në qoftë se do ishte dimër pa drita, do t’i kishim rënë shkurt, do ju thoshim “bëhuni gati, lajmet vetëm në orën 3, në orën 7 errësirë”. Ne po diskutojmë të mbrojmë konsumator­ët nga furtuna. Mbyllja e dritave do ishte kollaj fare. Nuk jemi këtu për t’u rënë kollaj fare gjërave. Nuk jemi këtu as që askush të më qajë hallin mua se nuk jam këtu për këtë unë, por po kërkoj që të gjithë të vendosen në pozicionin e shtëpisë së madhe, shtëpisë së përbashkët. Sot, Britania e Madhe po paralajmër­on një plan kufizimesh, ndërprerje­je të energjisë elektrike. Foli dikush këtu për Italinë, gaboi. 40% e ka rritur Italia çmimin në fature. Mario Draghi tha ky nuk është çmimi real, sepse nuk është. E subvencion­on shteti një pjesë tjetër. Keni njerëz në Itali, pyetini sa të lumtur janë me rrogat, pensionet e situatën dhe goditja është shumë e rëndë. Nuk ka ndodhur në Shqipëri, nuk ka ndodhur në Tiranë që të hapen pika për të marrë bukë falas. Ka ndodhur në Milano, gjatë kohës së pandemisë. E keni dhënë ju në televizor. Ka ndodhur në Milano, radhë të tëra për të marrë bukë fals. Të jemi realistë dhe të mos harrojmë që një pjesë e madhe dhe kryesisht, ata që qahen më shumë janë ata që kanë më shumë të ardhura sesa tregojnë. Mos e harrojmë edhe këtë, sepse përndryshe, nëse u besojmë vetëm të ardhurave të deklaruara, atëherë shumëçka nuk do të shkojë siç shkon në të vërtetë. Verifikoje­ni këtë. Shqipëria ka sasinë më të lartë të kursimeve të depozitave të vogla, nuk po flas për depozitat e të pasurve. Ka sasinë më të lartë të depozitave të vogla nëpër banka dhe kjo tregon që gjendja është alarmante apo që gjendja është e qëndrueshm­e? Nuk po them e bukur.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania