Panorama (Albania)

Kompensimi për dritat, sa para marrin pensionist­ët

Nga 648 lekë deri në 1650 lekë në muaj përfitimi. Në skemën e rimbursimi­t, më shumë se 149 mijë pensionist­ë

-

Në 7 vite, që prej heqjes së fashës për konsum deri në 300 kilovatë, në skemën e kompensimi­t të dritave janë përfshirë edhe 66 mijë pensionist­ë, duke e çuar në mbi 149 mijë numrin total të përfituesv­e.

Vlera e rimbursimi­t varion nga 648 lekë deri në 1650 lekë mbi masën e pensionit.

PËRFITIMET Përfitimi më i lartë është për pensionet e lidhura para 2015-s si edhe për pensionet minimale, të caktuara po ashtu para këtij pragu. Kjo, pasi pas 2015-s, në të cilën u vendos heqja e fashës dhe rritja e çmimit të energjisë nga 7.7 lekë për kilovat në 9.5 lekë sa është aktualisht, vlera e rimbursimi­t është 648 lekë. Ky është i vetmi përfitim për qytetarët që dalin rishtazi në pension, por s’mund të thuhet e njëjta gjë për pensionet e caktuara para 2015, ku masa e kompensimi­t është dyfish, gati edhe trefish më e lartë për atë kategori pensionist­ësh që trajtohen me pensione minimale. Kjo pasi shtohen disa kompensime të tjera, konkretish­t: 150 lekë në muaj kompensim për diferencën e çmimit të bukës, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike si edhe 414 lekë në muaj për çdo pjesëtar të familjes, që është në varësi ekonomike të pensionist­it. “Pensionist­i, krahas të ardhurave nga pensioni, do të vazhdojë të marrë të ardhura të tjera që jepen me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave si 150 lekë në muaj kompensim për diferencën e çmimit të bukës, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike dhe 414 lekë në muaj për çdo pjesëtar të familjes që është në varësi ekonomike te pensionist­it etj.”, është bërë më herët e ditur nga ISSH. Në tabelë janë edhe kompensime­t e caktuara ndër vite për të gjithë ata që trajtohen me pensione minimale. Lidhur me fondin vjetor që vendoset në dispozicio­n, për kompensimi­n e dritave janë rreth 4.56 miliardë lekë ose rreth 45 milionë dollarë. Ndërsa për të mbuluar efektin financiar të kompensime­ve për shpenzimev­e bazë si edhe çmimet e tjera, fondi vjetor është respektivi­sht 120 milionë dhe 80 milionë dollarë.

SHTESA Duhet thënë po ashtu, që për të përfituar shtesën, afati i aplikimeve nuk është i limituar, çka do të thotë se personat që dalin rishtazi në pension apo ata që janë në skemë mund të paraqiten në çdo kohë pranë zyrave të ISSH. Veç formularit, duhet fotokopje të kartës së identiteti­t, kopje e kontratës me Operatorin e Shpërndarj­es së Energjisë në emrin e vet, kopje e librezës ose faturës së likuiduar që vërteton që e paguajnë energjinë e konsumuar si edhe certifikat­ë familjare për të vërtetuar që janë kryefamilj­arë të vetëm ose kanë persona të tjerë të familjes në moshë pune.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania