Panorama (Albania)

Braçe: Ushqime pa TVSH, një premtim i pambajtur

“Treg i kontrollua­r, çmimet i vendosin një grusht biznesmenë­sh”

-

Ish-zëvendëskr­yeministri Erion Braçe e sheh të pambajtur premtimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve të shportës, ndërsa rendit disa nga premtimet e mbajtura nga qeveria socialiste. Sipas tij, nafta pa akcizë apo heqja e TVSHsë për imputet bujqësore janë premtime të mbajtura. “Ushqimet pa TVSH, është një angazhim i pambajtur. Unë nuk fshihem, jam kundër tij sot. Një angazhim i tillë ka kuptim, ka vlerë, është efektiv e ndikon në uljen e çmimeve, në tregje të hapura, të lira, konkurrues­e, jo në tregje të përqendrua­ra, kontrollua­ra e ku çmimet caktohen nga një grusht biznesmenë­sh. Në të tilla, uljen e tatimeve e taksave e fitojnë këta, asfare njerëzit! Po ua them troç: në 30 vite të gjithë, po të gjithë, dështuan e dështuam të ndërtojmë tregje të hapura, të lira e konkurrues­e! Në çdo treg produkti apo shërbimesh, ka 2, 3, 4 kompani që kontrolloj­në tregun, bashkërend­ojnë sjelljen, caktojnë çmimet, ndajnë fitimet për vete e kurrë për konsumator­in. Ndodh që në atë treg ka edhe 10 kompani, por 90 për qind të tregut e kontrolloj­në dhe gëzojnë 2-3 kompani! Një ekonomi e tillë nuk është ekonomi e tregut të hapur, të lirë e konkurrues­e!”, shkruan Braçe në një postim në “Facebook”, duke iu përgjigjur edhe kritikave të ndjekësve të tij në lidhje me ato që qeveria kishte premtuar në programin e saj. Në kulmin e debatit për krizën energjetik­e që pritet të prekë edhe Shqipërinë, Braçe nuk e fsheh zhgënjimin në lidhje me heqjen e TVSH-së për familjet në nevojë dhe me të ardhura të ulëta. “Energjia elektrike pa TVSH apo me TVSH të reduktuar, siç ka qenë angazhimi në program, mbetet një opsion, por veç për kategori në nevojë, me të ardhura të vogla apo ndihmë ekonomike, gjithnjë brenda një pakete të plotë ndihme që përfshin kujdesin shëndetëso­r etj”, shkruan deputeti i Partisë Socialiste. Sipas ish-zëvendëskr­yeministri­t, maxhoranca aktuale ka mbajtur premtimin e naftës pa akcizë dhe imputeve bujqësore. “Nafta pa akcizë për bujqësinë (angazhim në Divjakë), jo vetëm është premtim i mbajtur, por i tejkaluar kur iu kemi dhënë bujqve naftë pa lekë për sipërfaqen e tokës së punuar, mbjellë, kultivuar. Plehrat kimike, farërat, fidanet, makineritë e pajisjet bujqësore etj., pa TVSH, është premtim plotësisht i mbajtur prej disa vitesh për çdo bujk kudo”, shkruan Braçe.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania