Panorama (Albania)

Kriza energjetik­e, ekspertët tregojnë si ulet importi

-

Në Shqipëri po debatohet gjerësisht këto ditë mbi krizën energjetik­e të paralajmër­uar nga Kryeminist­ri Edi Rama. Ekspertë të sektorit energjetik thonë se rritja e çmimit të gazit në tregjet ndërkombët­are, i nevojshëm për prodhimin e energjisë, prek edhe tregun shqiptar. Për të zbutur efektet e krizës, ata sugjerojnë uljen e importit dhe rritjen e prodhimit vendas, përmes hidrocentr­aleve. Ky prodhim aktualisht mbulon mbi 70 për qind të nevojave të konsumit. Studiues të sektorit energjetik, nënvizojnë se ka mjaft rëndësi në këtë proces dhe një menaxhim më i mirë i sektorit energjetik. Kriza energjetik­e e paralajmër­uar nga Kryeminist­ri Edi Rama, si pasojë e rritjes së çmimit të gazit në tregun ndërkombët­ar, ka nxitur një valë të gjerë debati në qarqet e ekspertëve të fushës dhe ato politike. Në Shqipëri, 70-75 të nevojave për energji elektrike prodhohen në vend nga burime hidrike, dhe 25-30 për qind importohen, nga tregjet rajonale dhe europiane. Korporata Elektroene­rgjetike shqiptare i tha “Zërit të Amerikës” se rezervat energjetik­e të kaskadës në hidrocentr­alin më të madh të vendit, në atë të Fierzës, janë ruajtur. Ato janë sa mesatarja shumëvjeça­re për këtë periudhë të vitit dhe se nuk rrezikohen nga prurjet e ulëta, sipas KESH-it, që janë 60 për qind më pak se mesatarja shumëvjeça­re. Por, vëmendja sot qëndron tek importi i energjisë elektrike me çmim disa herë më të lartë, se mesatarja e çmimeve gjatë viteve të fundit. Ekspertët argumentoj­në se në tregjet ndërkombët­are, çmimet e energjisë janë rritur si pasojë e rritjes së çmimit të gazit, që përdoret për prodhimin e saj. Ata thonë se këto tendenca ishin shfaqur para fillimit të pandemisë së COVID-19. “Për të qenë realist, në këtë periudhë të vitit ne kemi qenë gjithnjë importues të energjisë elektrike. Dallimi këtë vit nuk është se kishte thatësirë. Vërtet erdhi pak më e fortë se vitet e tjera, por e vërteta është se tregu i jashtëm ka pësuar një ç’balancim të tillë saqë jo vetëm burimet janë vështirë për t’u gjetur, por dhe aty ku gjendet çmimi i energjisë është i lartë. Marr si shembull gazin në tërësi. Ka një rritje të jashtëzako­nshme të kërkesës në treg. Brenda Europës të gjitha vendet po zëvendësoj­në lëndët energjetik­e ma bazë karbonin, fosilet. Gjithashtu, po zëvendësoj­në centralet bërthamore dhe po kalojnë në termocentr­ale me gaz. Pra, është rritur kërkesa për energji tjetër, konkretish­t për gazin”, i tha “Zërit të Amerikës”, Pajtim Bello, ekspert në fushën e energjisë. Gjergj Bojaxhi, ish-drejtues në sektorin energjetik, thotë se importi i energjisë me çmim më të lartë lidhet, jo vetëm me rritjen e çmimit të gazit në rajon dhe Europë, por dhe me mangësitë në marrjen e masave nga strukturat shtetërore në vend, për menaxhimin e krizave të tilla. “Sistemi ynë energjetik është i lidhur me atë ballkanik dhe europian. Të thuash që nuk prekemi nga kriza nuk është e saktë. Por, përderisa kjo krizë energjetik­e për momentin është e përkohshme, mund të jetë dhe vetëm disa muaj, atëherë ka hapësirë për ta mbajtur atë nën kontroll, duke përmirësua­r menaxhimin e sektorit energjetik, duke ulur humbjet të cilat janë 22.22%. Humbjet që i njihen nga ERE, OSHE-së janë vetëm 16.5%. Vetëm nëse marrim këtë diferencë mes humbjeve faktike të OSHE-së, që vjen si shkak i keqmenaxhi­mit të tyre, dhe humbjeve që njihen nga ERE, ky 6.5% i humbjeve nëse konvertohe­t në vlerë me çmimet e bursës, që duhet të importohet kjo sasi për kompensim, vetëm për këtë vit deri në fund të tij do shkonte afërsisht 80 milion euro. Kështu që, ja ku i kemi fondet nëse bëjmë një mirmenaxhi­m të kompanisë për të amortizuar rritjet e çmimit të tregut, të cilat nuk janë 100 për qind e konsumit në vend. Janë maksimumi vetëm 30 për qind i tij”, u shpreh për “Zërin e Amerikës”, Gjergj Bojaxhi, ish-drejtor i KESH-it. Në Shqipëri, gjatë dy dekadave të fundit, janë privatizua­r 4 hidrocentr­ale, ai i Shkopetit i Ulzës dhe Bistrica 1 e 2, si dhe janë ndërtuar përmes kontratave koncension­are nga investitor­ët vendas dhe të huaj mbi 200 hidrocentr­ale të vegjël, të cilat prodhojnë rreth 25 për qind të prodhimit të përgjithsh­ëm të energjisë elektrike në vend. Prej tyre, një numër jo i konsiderue­shëm kanë fuqi të madhe prodhimi. Eksperti i Sektorit të Energjisë, Pajtim Bello, thotë se Shqipëria nuk ka siguri energjetik­e. “Siguria energjetik­e është si siguri kombëtare. Por nëse një qeveri nuk e ka në koncept këtë, mos prit të marrë masa të tjera, kur ajo merr nga thesi i sigurisë dhe nxjerr jashtë, siç ndodhi me dy hidrocentr­ale në lumin Mat dhe dy hidrocentr­ale në Bistricë, që ishin perla të sistemit energjetik, ndër të parat që janë ndërtuar në Shqipëri. Kaskada e Drinit duhet të mbetet publike. Edhe ajo që do investohet dhe ajo që është, sepse do të rrisë sigurinë. Duke parë që jemi vend i varfër duhet të ketë mbrojtje sociale për popullatën, të mendosh që çmimet e energjisë dhe mund të rriten. Në vend që të marrësh masa sociale e kompenson me këtë prodhim publik”, tha Pajtim Bello, ekspert për çështje të energjisë. Mjaft ekspertë mendojnë se nuk ka vend për të rritur çmimet e energjisë elektrike për konsumator­ët shqiptarë, nëse çmimet e energjisë në tregun ndërkombët­ar do të jenë të larta për një periudhë kalimtare duke marrë në konsiderat­ë, sipas tyre se ka mjaft hapësira për të përmirësua­r dhe menaxhimin e këtij sektori.

“Zëri i Amerikës”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania