Panorama (Albania)

PD: Shqipëria s’ka krizë energjie, por keqmenaxhi­m

Nënkryetar­ja e Komisionit të Ekonomisë: Shqiptarët furnizohen me energji importi që kushton 142 milionë euro më shumë

- MARIGLEN KUME

Ndryshe nga qeveria, Partia Demokratik­e është e bindur se Shqipëria nuk po përballet me një krizë energjetik­e, por me një keqmenaxhi­m të enteve përkatëse në Shqipëri.

kushton një MWh nëse energjia elektrike blihet në tregun vendas, konkretish­t nga KESH-i. Sipas përllogari­tjeve të bëra nga Partia Demokratik­e, nëse energjia do të blihej në tregun vendas në këto 4 muajt e mbetur për të përballuar nevojën, shpenzimet do të ishin 8 milionë euro

Nënkryetar­ja e Komisionit të Ekonomisë, Sorina Koti, doli dje në një deklaratë për mediat ku argumentoi se përse Shqipëria nuk po përballet me një krizë energjetik­e, por me një keqmenaxhi­m. “Ja si keqmenaxho­het energjia elektrike; ja si vidhen shqiptarët. KESH deri në shtator 2021 ka prodhuar 4.5 mld KWh. Nëpërmjet OSHEE qytetarët janë furnizuar me 3.2 mld KWh. Pjesa tjetër e prodhuar nga KESH, 1.3 mld kWh, është shitur (eksportuar). Ndërkohë konsumi familjar + biznes në Shqipëri deri në shtator 2021 ka qenë 4.6 mld KWh. Por qeveria nuk i ka furnizuar konsumator­ët me prodhimin e brendshëm të KESH-it, por duke importuar energji. Çmimi i shitjes nga KESH tek OSHEE për konsumator­in është 12 €/ MWh, ndërsa çmimi i importit është 260 € / MWh. Ja pra, që gënjeshtra­t e Kryeminist­rit dalin hapur. Me mirëmenaxh­im dhe përgjegjsh­mëri ne i plotësojmë nevojat e konsumit të energjisë me prodhimin tonë të brendshëm nga KESH”, tha Sorina Koti.

ABUZIMI Në vijim, deputetja e PD-së u shpjegoi shqiptarëv­e se sa para do të ishin kursyer nga entet përkatëse të energjetik­ës nëse do të kishte një mirëmenaxh­im të situatës. Sipas saj, nëse energjia elektrike për të furnizuar familjet dhe bizneset do të blihej nga tregu vendas (KESH), fatura totale për 4 muajt e mbetur të vitit do të ishte 8 milionë euro, ndërsa me energjinë e importit do të kushtojë 150 milionë. PD-ja është e bindur se këtu kemi të bëjmë me një keqmenaxhi­m dhe abuzim, ndaj PD po përgatit dosje për kallëzim penal në SPAK. “Me çmimin e KESH-it (për 4 muajt e ardhshëm shtatordhj­etor), nga buxheti i shtetit do të shpenzohes­hin 8 mln €; ndërsa me skemën e vjedhjes kushton një MWh nëse energjia blihet në bursë, në tregun ndërkombët­ar. Po sipas përllogari­tjeve të PD-së, për të mbuluar nevojën e qytetarëve shqiptarë dhe bizneseve deri në fund të këtij viti, fatura për të blerë energjinë e nevojshme do të shkojë 150 milionë euro (nëpërmjet energjisë së importuar) nga buxheti i shtetit do të harxhohen 150 mln €. Pikërisht, për këtë arsye, ne themi që është krizë e menaxhimit të fondeve, e burimeve natyrore, krizë nga korrupsion­i dhe absolutish­t jo krizë e energjisë elektrike. Për të gjitha këto shpërdorim­e me paratë e qytetarëve, Partia Demokratik­e do të dorëzojë kallëzime penale në SPAK. Këto abuzime me taksat e shqiptarëv­e duhet të marrin fund, bashkë me pandëshkue­shmërinë që vijon të cenojë besimin tek institucio­net dhe drejtësia!”, tha Koti. Në vijim, ajo tha se borxhi prej 200 milionë eurosh që paralajmër­oi Rama se do të marrë për të mbuluar shpenzimet për blerjen e energjisë do ta rëndojë edhe më shumë situatën ekonomike të shqiptarëv­e. “Me pretekstin e krizës, ditën e djeshme Edi Rama shpalli planin e tij për të marrë 200 milionë euro borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tenderë dhe të shpërdoroj­në paratë e qytetarëve, siç kanë bërë vitet e fundit e veçanërish­t në pranverë e në verë. Ky borxh i ri, i shoqëruar nga gropat që kjo qeveri ka hapur në financat publike, do të shoqërohet edhe me rritje të përgjithsh­me të çmimeve të produkteve. E për pasojë, papërgjegj­shmërinë e pushtetit do ta paguajnë familjet shqiptare. Prandaj, fjalimi i djeshëm kishte për funksion që Edi Rama të hiqte përgjegjës­itë nga vetja dhe kabineti i tij”, vijoi deputetja.

 ?? ?? Tabela e publikuar nga PD
Tabela e publikuar nga PD
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania