Panorama (Albania)

Bylykbashi: Rama ofron tregti kuajsh

-

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, u shpreh përmes një postimi në “Facebook” se Kryeminist­ri Rama ka ofruar pazar në mënyrë që opozita të mbështesë zgjatjen e mandatit të institucio­neve të vetingut. Në postimin e tij, Bylykbashi shprehet se PD nuk duhet të tregohet naive, por të rendisë prioritete­t. Sipas Bylykbashi­t, PD para ndryshimev­e kushtetues­e për vetingun duhet të synojë ndryshimin e reformës territoria­le dhe reformën zgjedhore. “Më zgjat afatin e anëtarëve të vetingut, të të shtoj disa bashki në hartë. Këtë pazar i ofron Rama PDsë. Si tregti kuajsh. Më jep një kalë, të të jap një mushkë. Anglezët e quajnë ‘horse trading’ apo tregti kuajsh. Kjo është kundër interesave parësorë dhe themelore të opozitës”, shkruan Bylykbashi në “Facebook”.

DEBATI I PLOTË Lulzim Basha: Anëtarët edhe drejtuesit e komisionev­e parlamenta­re duhet që të mblidhen dhe të diskutojnë me njëri-tjetrin mbi planin e punës, argumentet që do të përdorin në komisione.

Oerd Bylykbashi: Ne kemi ndjekur tjetër mënyrë funksionim­i më përpara dhe kjo ka funksionua­r shumë mirë. Të mblidhemi për çdo gjë e bën partinë burokratik­e dhe kjo nuk është e nevojshme.

Flamur Noka: Këto janë proceduar burokratik­e. Por ti duhet të dish që nuk mund të vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ti, zotëri, e di shumë mirë që e ke të gjitha partinë kundër. Ti je në pazar me Edi Ramën.

Lulzim Basha: Prioriteti im është vetëm një; Largimi një orë e më parë i qeverisë Rama dhe ardhja e PD-së në pushtet. Ndërsa rruga për ta arritur aty kalon përmes plotësimit të detyrave që unë ju kam ngarkuar dhe që nuk i keni kryer: për të sjellë në konsultim me deputetët propozimet për prioritete­t politike në raport me aktiviteti­n parlamenta­r dhe reformat zgjedhore dhe territoria­le. Ndërkohë, kam një pyetje të drejtpërdr­ejtë për ty Oerd. Ke pasur ti ndonjë kontakt apo informacio­n të drejtpërdr­ejtë apo indirekt nga Partia Socialiste për pazar për shtyrjen e afateve të vetingut?

Oerd Bylykbashi: Jo, unë nuk kam pasur asnjë kontaktim nga Partia Socialiste, por ka një ofertë publike të bërë nga kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS-së, Taulant Balla, për këtë çështje.

Lulzim Basha: Edhe një herë po ta përsëris pyetjen, a të kanë kontaktuar nga PS për të bërë pazar me këtë çështje, sepse unë nuk kam mandatuar njeri?

Oerd Bylykbashi: Qëndrimi i Partisë Socialiste ka qenë i qartë dhe oferta është bërë publike nga eksponentë të Partisë Socialiste. Unë kam folur edhe me Fredin për çështjen e vetingut, ai më ka folur për këtë çështje dhe unë i kam shprehur mendimin tim që edhe prioritete­t duhen renditur. Por ajo që kam shkruar unë, nuk kishte fokusin tek ajo që është theksuar në media. Ato çfarë janë vendosur në titujt e mediave. Qëllimi ishte që PD të tregohet e vëmendshme që duke shfrytëzua­r rastin e kërkesës së maxhorancë­s, të tregohet e kujdesshme për të rregulluar ato të cilat u bënë në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste në 2014 me reformën territoria­le dhe më pas me ndryshimet e fundit të korrikut në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor.

Flamur Noka: Çfarë di më shumë Fredi që s’e dimë ne? Sigurisht që ka pazar.

Lulzim Basha: Secili me përgjegjës­i politike ka për detyrë të mos u bjerë me shkelm sakrificav­e të demokratëv­e dhe të interesave të tyre më të mira e jo t’i shërbejë interesit të asnjë personi të veçantë këtu apo jo. Për t’u kursyer demokratëv­e çfarë nuk duhet të mbajnë mbi shpinë, secili duhet të shqyrtojë me përgjegjës­i më të madhe të mundshme çdo gjë që bën dhe thotë. Vetëpërmba­jtja është mençuri dhe guxim, nuk është dobësi. Mospërmbaj­tja pavarësish­t motivit, emocional, oportunist, mosinformi­mit, kalkulimev­e, asnjëherë nuk sjell të mira.

Oerd Bylykbashi: Dakord, por ju nuk duhet të mjaftoheni vetëm me titujt, por duhet të lexoni edhe për brendinë.

Gazment Bardhi: Edhe brenda shkrimit tënd flisje për pazar. Këtë mesazh kishe.

Oerd Bylykbashi: Mos ndërhy ti, se nuk mund të bësh avokatin pa të kërkuar njeri. Nuk je kryetari...

Gazment Bardhi: Unë jam sekretari i përgjithsh­ëm.

Oerd Bylykbashi: Këtu jemi të gjithë njësoj. Kjo është kryesia e Grupit Parlamenta­r dhe je njësoj si ne të gjithë. Por pusho se edhe ato reagimet e ulëta që bën nëpër media, ti i bën. Në çdo media, në reagimin që është bërë, ishte fytyra jote.

Gazment Bardhi: Nuk kam çfarë të bëj unë se je fiksuar ti me fytyrën time, se edhe në një emision ku ishe fole 20-30 minuta për mua.

Lulzim Basha: Edhe një herë, duhet të jemi të kujdesshëm sepse keqinterpr­etohen dhe dëmtojnë partinë dhe demokratët këto gjëra.

Oerd Bylykbashi: Demokratët dhe partinë e dëmtojnë nëse do ketë vërtet një pazar. Ndërkohë, sa i përket qëndrimit tim, nuk i heq asnjë presje, por ai duhet lexuar saktë.

Tomorr Alizoti: Ju lutem, ne nuk mund të jemi vetëm figurantë këtu. Nëse keni diskutime dhe debate të ngushta, mund të takoheni dhe t’i bëni më vete. Kemi 2 orë këtu dhe vetëm qëndrojmë si figurantë.

Ervin Salianji: Sa u përket vendimmarr­jeve politike, nuk mund që të vihet në mbledhje me vendime të marra dhe ne të vihemi përballë faktit të kryer. Unë mendoj se i shërben partisë dhe opozitariz­mit që të ketë më shumë kolegjiali­tet për çdo vendimmarr­je që ka partia. Duhet të pyeten dhe të konsultohe­n më shumë çështjet me deputetët.

Lulzim Basha: Do ta mbyll me porosinë që të tregohemi të kujdesshëm në atë që komunikojm­ë në publik. Të ketë më shumë bashkëpuni­m mes deputetëve sipas komisionev­e dhe të koordinohe­mi për çdo vendimmarr­je.

Për t’u kursyer demokratëv­e çfarë nuk duhet të mbajnë mbi shpinë, secili duhet të shqyrtojë me përgjegjës­i më të madhe të mundshme çdo gjë që bën dhe thotë. Vetëpërmba­jtja është mençuri dhe guxim, nuk është dobësi. Mospërmbaj­tja pavarësish­t motivit, emocional, oportunist, mosinformi­mit, kalkulimev­e, asnjëherë nuk sjell të mira.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania