Panorama (Albania)

Grabiti bankën greke, ekstradohe­t i dënuari

Dosja: Afrim Kocaqi vodhi 30 mijë euro në Greqi, i depozitoi në bankën e nivelit të dytë në Tiranë pa dhënë sqarime. U dënua me 4 vite burg

- SAIMIR LLESHI

Një shumë e konsiderue­shme parash që një person nga Fieri derdhi në një nga bankat e nivelit të dytë në Tiranë, duke mos dhënë shpjegime për prejardhje­n e tyre, u bë shkak për dënimin me 4 vite burg.

Për këtë arsye, gjatë ditës së djeshme u ekstradua nga Athina 44-vjeçari Afrim Kocaqi, i cili kishte vendosur të ndryshonte mbiemrin në vitin 2005. Policia sqaroi se ky shtetas është dënuar në vitin 2014 me 4 vite burgim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. “Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Afrim Kocaqi (mbiemri i mëparshëm Muço) ka kryer derdhje cash të shumës prej 3.100.000 lekësh në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, veprim financiar pa asnjë përshkrim justifikue­s i kryer në vitin 2011”, sqaron Policia. Pas regjistrim­it të procedimit penal është vendosur sekuestro preventive mbi shumat monetare që gjendeshin në këtë bankë, “që në momentin e sekuestrim­it ishin 2.500.000 lekë”.

VENDIMI Sipas vendimit të Gjykatës së Fierit, i marrë më datë 3 shkurt të vitit 2014, rezulton se shtetasi Afrim Kocaqi ka derdhur shumën prej 3 milionë e 100 mijë lekësh në një bankë të nivelit të dytë në kryeqytet më datë 16 nëntor 2011, “pa asnjë përshkrim justifikue­s në lidhje me këtë derdhje”. Prokuroria pretendont­e në atë kohë se paratë rezultonin të vjedhura në një bankë greke, për të cilën Kocaqi është dënuar. “Më pas këto para janë përfshirë në qarkullimi­n legal në bankat e Shqipërisë me qëllim për t’u pastruar, pra të japin përshtypje­n se janë para të dala nga rrugë legale”, thekson prokurori Artur Cara në dosje. Në kohën e procedimit penal Kocaqi kishte regjistrua edhe një kafene në QKR, por nuk kishte asnjë të dhënë për ushtrimin e aktiviteti­t në fjalë, pasi i akuzuari kishte jetuar në shtetin grek për periudhën e vitit 2010 kur ishte regjistrua­r biznesi në fjalë. GRABITJA E BANKËS Më datë 24 janar të vitit 2011, rreth orës 07:55 të mëngjesit, një degë e Bankës Kombëtare greke të Aigeira ra pre e grabitjes. Midis katër personave që thyen bankën ishte edhe Afrim Kocaqi. Sipas dokumentev­e të depozituar­a nga autoritete­t greke, ky person dhe të akuzuarit e tjerë, nëpërmjet kërcënimev­e me armë kallashnik­ov, kanë grabitur shumën prej 31.074 eurosh. Kocaqi, sipas dosjes, ka drejtu- ar një automjet tip “Mitsubishi Pajero”, me anë të së cilës ka goditur dy herë xhamin e degës së bankës duke e shkatër- ruar dhe më pas bashkëpunë- torët e maskuar kanë hyrë brenda duke vjedhur shumën e parave. Pas kësaj, urdhri i arrestit u përcoll edhe në Sh- qipëri. Ishte pikërisht kjo kërkesë e palës greke që detyroi autoritete­t shqiptare të nisnin hetimet për pastrim parash. Kocaqi ka kryer dënimin për grabitjen në shtetin grek.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania