Panorama (Albania)

Kallashnik­ovë dhe rroba Policie, 30-vjeçari shpallet në kërkim

-

Një 30-vjeçar u shpall në kërkim nga Policia e Vlorës pas sekuestrim­it të një arsenali armësh në banesën e tij. Midis sendeve të sekuestrua­ra janë edhe uniforma policie, për të cilat nuk dihet ende se pse i mbante 30vjeçari në banesën e tij. Pas operacioni­t të zhvilluar nga forcat e rendit në shtëpinë e shtetasit Adem Idrizaj, i cili rezulton të ketë ndryshuar edhe mbiemrin, ndërsa më parë e kishte Aliaj, nuk kanë mundur ta arrestojnë, duke e shpallur person në kërkim. Midis armëve të sekuestrua­ra në banesën e 30-vjeçarit në fshatin Mallkeq janë edhe dy armë automatike, njëra me silenciato­r. Ende nuk dihet nëse i riu është përfshirë në ndonjë veprimtari kriminale në zonën e Vlorës. “Në vijim të punës për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e armëmbajtj­es pa leje, si rezultat i kontrollev­e të shtuara për rritjen e parametrav­e të sigurisë dhe parandalim­in e ngjarjeve të mundshme kriminale, bazuar dhe në informacio­net që Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e dispononte, në bashkëpuni­m me Forcën e Posaçme Operaciona­le, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. A., në fshatin Mallkeq, Vlorë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatike, njëra me silenciato­r, 1 armë zjarri pistoletë, 6 karikatorë me fishekë, 2 jelekë dhe 2 kapele si të Policisë. Në vijim të veprimeve, specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëv­e në DVP Vlorë shpallën në kërkim shtetasin A. A. alias A. I., 30 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë”, sqaroi Policia lokale. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania