Panorama (Albania)

U fut në sherrin mes të rinjve dhe nxori armën, efektivi nën hetim

-

Ndaj një efektivi Policie në Korçë ka nisur procedimi penal pas përfshirje­s në një sherr të ndodhur midis një grupi të rinjsh. Duke qenë jashtë shërbimit gjatë ditës së shtunë, efektiv 21-vjeçar me iniciale E. J. ka ndërhyrë në një sherr midis dy të rinjve. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen nr. 17 në Korçë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, 22-vjeçari me iniciale A. K. ka goditur me sende të forta 23-vjeçarin me iniciale E. Sh. Ky i fundit u dërgua në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Duke mos lajmëruar ngjarjen, efektivi ka dashur ta zgjidhë vetë konfliktin, duke nxjerrë edhe armë zyrtare që mbante me vete. Si pasojë, ka nisur procedimi penal nga SHÇBA për policin ndërsa nën hetim është vendosur edhe shtetasi me iniciale A. K. “Në vijim të informacio­nit paraprak datë 09.10.2021, i cili bën fjalë për një konflikt të ndodhur në Lagjen nr. 17, Korçë, ju informojmë se specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Korçë, në bashkëpuni­m me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), filluan procedimin penal për veprën ‘Plagosja e lehtë me dashje’, për shtetasin A. K., 22 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll dhe për veprën penale ‘Shpërdorim­i i detyrës’ për shtetasin E. J., 21 vjeç, banues në Korçë (me detyrë punonjës Policie pranë Komisariat­it Korçë). Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasi A. K. gjatë një konflikti për motive të dobëta ka dëmtuar me mjete të forta shtetasin E. Sh., 23 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa punonjësi i policisë, E. J., duke qenë jashtë shërbimit, është përfshirë në këtë konflikt ku ka nxjerrë armën e shërbimit, pa u prezantuar si punonjës Policie dhe gjithashtu nuk ka kryer raportimin e ngjarjes”, sqaroi Policia. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania