Panorama (Albania)

COVID-19, shënon rënie numri i të infektuarv­e aktivë

Në të gjithë vendin 7113 pacientë aktivë, gjysma prej tyre në Tiranë

- TIRANE

Bie numri i rasteve aktive me COVID19. Në të gjithë vendin janë 7113 pacientë me status aktivë, një shifër kjo që ka ardhur në rënie ditë pas dite.

Kjo, për vetë faktin që numri i të rasteve të reja ditore ka qenë më i ulët në raport me numrin e pacientëve të shëruar. Gati gjysma e pacientëve aktivë janë në kryeqytet. Kështu janë 3080 qytetarë të infektuar në Tiranë, ndërsa në vend të dytë renditet Durrësi ku numri i të infektuarv­e aktivë është 842, i ndjekur nga Fieri me 702 raste. Numri më i ulët është në Korçë dhe Dibër, përkatësis­ht 155 dhe 127 raste aktive.

RASTET E REJA Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar të prekur 325 persona nga rreth 2800 testime të kryera. “Janë kryer 2827 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 325 qytetarë, në këto bashki: 158 qytetarë në Tiranë, nga 15 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë, 9 në Kamzë, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Gramsh, Lushnjë, Kurbin, nga 6 qytetarë në Gjirokastë­r,

Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Skrapar, Vlorë, Krujë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Mallakastë­r, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Belsh, Cërrik, Kolonjë, Pogradec, nga 2 qytetarë në Has, Lezhë, Mirditë, Shijak, Vorë, Patos, Himarë, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetar në Memaliaj, Këlcyrë, Tepelenë, Përmet, Finiq, Dibër, Kavajë, Kukës, Vau i Dejës”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësi­së.

FATALITETE­T Por ndërsa shifrat e infeksioni­t janë duke u përgjysmua­r, fatalitete­t vijojnë të jenë të larta. Të dielën janë shënuar 9 humbje jete si pasojë e koronaviru­sit, ndërsa në spital gjenden të shtruar 164 pacientë, nga të cilët 19 në terapi intensive. “Aktualisht,

në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 9 qytetarë: 3 qytetarë nga Fieri të moshave 51-75 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 72-73 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora të moshave 65-69 vjeç, 1 qytetar nga Lezha, 67 vjeç, dhe 1 qytetar nga Berati, 71 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania