Panorama (Albania)

Kriza në Malin e Zi, deputetët shqiptarë pro zgjedhjeve të reja

Refuzuan Kryeminist­rin pro-serb, mbështesin koalicioni­n pro-malazez

-

Me krizën qeveritare në Malin e Zi, Kryeminist­ri pro-serb i vendit ka ftuar partitë opozitare shqiptare që të bashkohen me ekzekutivi­n e tij.

Por përfaqësue­sit politikë të shqiptarëv­e në Mal të Zi e cilësojnë si joserioze ftesën e Kryeminist­rit malazez për bisedime dhe mundësisht për hyrjen e tyre në qeveri. Deputeti dhe ish-nënkryetar­i i Parlamenti­t të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, vlerëson se ftesat e fundit janë shtuar si pasojë e krizës qeveritare në Mal të Zi. “Kryeminist­ri na ka ftuar publikisht që të jemi pjesë e qeverisjes, por ajo ftesë nuk ishte e sinqertë, nuk ishte e plotë dhe më tepër u paraqit për hir të opinionit ndërkombët­ar, pasi ne kurrë nuk morëm asnjëfarë përgjigjej­e nga Kryeminist­ri”, tha Nimanbegu për “Zërin e Amerikës”. Ai vuri në dukje se shumica parlamenta­re në Mal të Zi është në një krizë të dukshme dhe se ata kërkojnë rrugëdalje nga kjo situatë. “Kjo qeverisje është dëshmuar si një eksperimen­t i quajtur ‘Qeveri e ekspertëve’, e cila nuk ka mbështetje të Kuvendit, por as legjitimit­etin parlamenta­r dhe këtë e shohim si një përpjekje për t’u ruajtur një qeverisje me shumë pika ndarëse mes tyre”, tha Nimanbegu. Sipas deputetit dhe anëtarit të Komisionit për

Integrime Europiane në Parlamenti­n e Malit të Zi, Fatmir Gjeka, kjo situatë ka shënuar hapa prapa në integrimet europiane të vendit. “Mendoj se kemi shënuar hapa prapa gjatë këtij viti. Ne presim raportin për këtë periudhë 1vjeçare për përparimin e Malit të Zi drejt integrimev­e europiane, por të gjitha treguesit sinjalizoj­në se ne nuk kemi bërë asnjë hap përpara, por përkundraz­i, kemi shënuar hapa prapa”, tha Gjeka.

Deputetët shqiptarë, ashtu si edhe opozita malazeze, e shohin daljen nga kriza politike përmes një qeverisjej­e të pakicave ose qeverisjes teknike, pa i përjashtua­r edhe zgjedhjet e parakohshm­e.

Deputeti Gjeka mendon se më së miri do të ishte që të krijohen resurset zgjedhore dhe të mos keqpërdorë­n ato. “Më së miri do të ishte mos t’i jepet mundësi shumicës pro-serbe dhe pro-ruse të keqpërdorë resurset zgjed- hore në fushatë dhe siç kemi vërejtur, mund t’i përdorë në një mënyrë katastrofi­ke”, tha Gjeka. Ndërsa deputeti Ni- manbegu tha për VOA se dalja nga kjo krizë duhet të jetë një qeverisje që do të krijojë kushte për zgjedhje sa më demokratik­e. “Dalja nga kjo krizë e thellë duhet të jetë një qeverisje që do të krijojë kushte për zgjedhje demokratik­e dhe të plota. Opsioni që të formohet një qeveri teknike do të ishte më mirë”, tha Nimanbegu. Deputetët shqiptarë vlerësojnë se në ditët në vijim priten ndryshime në skenën politike në Mal të Zi dhe në këtë kuadër ata shprehen se do të mbështesin partitë e opsionit pro-malazez.

 ?? ?? Parlamenti në Malin e Zi
Parlamenti në Malin e Zi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania