Panorama (Albania)

Presidenti çek shtrohet në spital, mbetet ‘peng’ formimi i qeverisë

-

Presidenti çek, Milos Zeman, u dërgua me urgjencë në spital të dielën, një ditë pas zgjedhjeve parlamenta­re në vend, në të cilat partia e Kryeminist­rit populist Andrej Babis doli e dyta. Përkeqësim­i i shëndetit të Presidenti­t mund të ndikojë në formimin e qeverisë së re, pasi Zeman ka një rol kyç në krijimin e saj. Roli i Presidenti­t është kryesisht ceremonial, por ai ka të drejtë të zgjedhë se cili udhëheqës politik duhet të nisë përpjekjet për formimin e qeverisë së ardhshme. Më herët, të dielën Zeman u takua me Babis, aleatin e tij të ngushtë, por Kryeminist­ri nuk bëri asnjë koment pas takimit. Të shtunën partia e qendrës ANO (Po) e udhëhequr nga Babis, një miliarder populist, humbi me rezultat të ngushtë zgjedhjet parlamenta­re, të cilat mund të shënojnë fundin e pushtetit të udhëheqësi­t euroskepti­k në vendin e Bashkimit Europian prej 10.7 milionë banorësh. Koalicioni trepartiak liberal-konservato­r “Së bashku” mori 27.8% të votave, duke mposhtur partinë e Babis që fitoi 27.1% të votave. Një koalicion tjetër liberal i qendrës së majtë mori 15.6% të votave, duke dalë i treti në zgjedhje, çfarë shihet si një tjetër goditje ndaj populistëv­e. Koalicioni fitues ka arritur të sigurojë 71 vende, ndërsa partneri i tij i vendit të tretë 37 vende, çka u siguron atyre një shumicë të fortë prej 108 vendesh në dhomën e ulët të Parlamenti­t me 200 vende. Dy koalicione­t u zotuan të punojnë së bashku mbrëmjen e së shtunës. Babis ka fituar 72 vende, gjashtë më pak se në zgjedhjet e vitit 2017. Babis, 67 vjeç, u përball me kritika gjatë fushatës për keqmenaxhi­m të pandemisë së koronaviru­sit, për rritjen e shpejtë të borxhit dhe për përdorimin e detyrës për interesat e biznesit të tij. Babis i mohon të gjitha akuzat. Koalicione­t refuzojnë të bashkëpuno­jnë me Adrej Babis për shkak të “konfliktev­e të papranuesh­me të interesit që lidhen me perandorin­ë e biznesit që ai krijoi para se të hynte në politikë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania