Panorama (Albania)

“Gjermania ende mban përgjegjës­i për holokausti­n”

-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kryer vizitën e saj të fundit zyrtare në Izrael, ku tha gjatë takimit me Kryeminist­rin Naphtali Bennett se Gjermania ende mban përgjegjës­i për holokausti­n. “Holokausti është natyrisht një ngjarje unike për të cilën ne vazhdojmë të mbajmë përgjegjës­i. Në çdo fazë të së kaluarës dhe të së ardhmes”, u tha Merkel gazetarëve të dielën. Bennett tha se Merkel, e cila do të tërhiqet nga politika pasi të përfundojn­ë bisedimet për koalicioni­n e ri qeveritar në Gjermani pas zgjedhjeve të shtatorit, është “busulla morale e të gjithë kontinenti­t europian”. Ai vlerësoi rolin e politikane­s 67-vjeçare në konsolidim­in e marrëdhëni­eve të veçanta midis dy vendeve bazuar në “plagën e thellë historike” të shkaktuar nga Gjermania naziste ndaj hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore. Merkel u takua gjithashtu me anëtarët e koalicioni­t të qeverisë izraelite. Koalicioni qeverisës përbëhet nga gjithsej tetë parti të djathta dhe të majta të spektrit, dhe për herë të parë përfshin një parti arabe. Ish-Kryeminist­ri konservato­r i krahut të djathtë, Benjamin Netanyahu, u largua nga detyra në qershor pas 13 vitesh ne qeverisje. Kancelarja Merkel zhvilloi bisedime me Presidenti­n Isaac Herzog dhe ministrin e Jashtëm, Yair Lapid, për herë të parë që kur qeveria dhe Presidenti filluan mandatet e tyre në qershor dhe korrik. Fokusi i bisedimeve pritet të jetë në programin bërthamor të Iranit, çështjen e pavarësisë së shtetit palestinez dhe çështjet bilaterale. Merkel e kishte planifikua­r një vizitë në Izrael në fund të gushtit, por e shtyu për shkak të zhvillimit dramatik të situatës në Afganistan.

 ?? ?? Merkel dhe Benett
Merkel dhe Benett

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania