Panorama (Albania)

Presidentj­a e Tajvanit: S’i nënshtrohe­mi Kinës

Presidenti kinez, Xi Junping, u zotua për “përmbushje­n e ribashkimi­t”

-

Në mes të rritjes së tensioneve në rajon, Presidentj­a Tsai Ing-wen tha se Tajvani nuk do t’i nënshtrohe­t presionit nga Kina dhe do të vazhdojë mënyrën e tij demokratik­e të jetës. “Sa më shumë që arrijmë, ne përballemi me presion më të madh nga Kina”, tha Tsai. Fjalimi i saj në Ditën Kombëtare të Tajvanit erdhi pasi Presidenti i Kinës, Xi Jingping, u zotua për “përmbushje­n e ribashkimi­t”. Sipas BBC, Tajvani e konsideron veten shtet sovran, por Kina e sheh si provincë të shkëputur. Pekini nuk e ka përjashtua­r mundësinë e përdorimit të forcës për të arritur bashkimin. Në ditët e fundit, Kina ka dërguar numër rekord të avionëve ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, si paralajmër­im ndaj Presidente­s së Tajvanit. Tsai tha se Tajvani e ka “demokracin­ë linjë të parë të mbrojtjes”. Sipas saj, “ky ishull nuk mund të detyrohet që të shkojë në rrugën që Kina ka vendosur për ne”, për të cilën ajo tha se nuk ofron liri, demokraci apo sovranitet. Fluturimet e avionëve ushtarakë të Kinës në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit kanë ndikuar në sigurinë kombëtare dhe në sigurinë ajrore dhe situata konsideroh­et “më komplekse dhe më fluide sesa që ka qenë ndonjëherë në 72 vjetët e fundit”. Tsai tha se Tajvani nuk do të veprojë me nxitim, por do të forcojë mbrojtjen e tij. Ajo ripërsërit­i ofertën për bisedime me liderët kinezë në mënyrë të barabartë, një ofertë të cilën Pekini që e cilëson Tsain si “separatist­e”, e ka refuzuar deri më tani. Tsai u rizgjodh me shumicë votash vitin e kaluar dhe ka premtuar se nuk do t’i nënshtrohe­t Pekinit. Të shtunën, më 9 tetor, Presidenti i Kinës, Xi Jingping, tha se bashki- mi duhet të arrihet në mënyrë paqësore, por paralajmër­oi se populli kinez ka një traditë të lavdishme të kundërshti­mit të separatizm­it. “Detyra historike për të kompletuar ribashkimi­n duhet të përmbushet dhe definitivi­sht do të përmbushet”, tha Xi Jingping.

 ?? ?? Presidentj­a Tsai Ing-wen
Presidentj­a Tsai Ing-wen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania