Panorama (Albania)

Broja për Botërorin, Shqipëria ëndërron

Fitore historikë në Budapest, Reja grumbullon rekord pikësh

- KRISTI SEJATLLARI

Atë që Hungarisë nuk ia kishim bërë për 74 vite, ia bën një djalosh 20vjeçar nga Malësia e Madhe që ka lindur në Londër.

Në dy ndeshje në total kundër hungarezëv­e, ka luajtur gjithsej 36 minuta dhe ka arritur t’i shkaktojë dy humbje, t’i sigurojë gjashtë pikë Shqipërisë dhe ta mbajë në lojë për kualifikim­in në Botëror. Armando Broja është futbollist­i i momentit në Kombëtare. I aktivizuar në pjesën e dytë, gjatë një aksioni personal ai arrin të shënojë një gol ku i përfshin të gjitha, shpejtësi, forcë, driblim dhe gjuajtje. Shqipëria ka thyer një rekord pikësh, ku për herë të parë ka grumbullua­r 15 pikë në grup dhe i afrohet edhe më shumë ëndrrës për të marrë pjesë në Kampionati­n Botëror.

Ndeshja – Një vendosje defensive në fushë e të dyja ekipeve. Lojë e kontrollua­r dhe e luftuar, e tregon edhe numri i faulleve të shkaktuar. Shqipëria krijon shumë raste, por Uzuni tregohet naiv përpara portës. Kuqezinjtë vinin me një freski të dukshme në fushë ku binte në sy edhe presingu i çdo lojtari, duke mos i dhënë mundësi Hungarisë që të merrte kontrollin e lojës.

PJESA E PARË Loja nis e qetë dhe e barabartë ku të dyja skuadrat po tregoheshi­n shumë të kujdesshme. Vihet re një presing nga ana e Shqipërisë. Në të 28-ën, pas një krosimi, Berisha përplaset me Gjimshitin ku ky i fundit dëmtohet në krah dhe detyrohet të dalë nga loja me barelë. Në fushë hyn Veseli. Lojë e fortë nga të dyja ekipet, Gjasula dhe Bare tregojnë dhëmbët në mesfushë. Në fundin e së parës, Uzuni shfrytëzon daljen lart të mbrojtësve hungarezë dhe del i vetëm me portierin, por nuk arrin të shënojë, gjithsesi, gjyqtari sinjalizon për ofsajd. Pjesa e parë mbyllet me një ekzekutim të një goditjeje dënimi nga Çekiçi i cili gjen murin mbrojtës dhe topi devijohet në goditje këndi.

PJESA E DYTË Në fushë hidhet Bajrami për Çekiçin. Reja i shton fantazi sulmit. E dyta fillon më një shans të mirë për hungarezët, por Salloi nuk arrin të gjuajë siç duhet duke e nxjerrë topin jashtë nga shumë afër portës. Shqipëria është më e freskët fizikisht dhe më e qartë.

Shansin më të mirë të lojës e ka Uzuni, i cili shërbehet shumë bukur nga Çakalleshi, beratasi i shkëputet mbrojtjes së Hungarisë dhe del i vetëm me Gulashin, por sërish nuk tregohet i saktë dhe gjen duart e portierit hungarez. Loja vazhdon dhe rastet i ka Shqipëria,

ku Trashi provon nga jashtë zone, por topi shkon mbi kuadrat, pak minuta më vonë është përsëri Trashi që kroson për Uzunin, i cili nuk ishte në ditën e tij më të mirë dhe nga shumë afër portës gjuan me kokë lehtë dhe topi neutralizo­het nga Gulashi. Reja kryen edhe dy zëvendësim­e të tjera, në fushë Manaj për Çikalleshi­n dhe Broja për Uzunin. Dy sulmues për dy të tjerë, ndërkohë Rosi ndërron dy mesfushorë pasi mesfusha hungareze nuk po funksionon. Gjasula, gjithashtu, i afrohet golit me një tentativë nga jashtë zone. Minutat kalojnë dhe goli i parë ende nuk është shënuar. 15 minuta para përfundimi­t, Hungaria krijon shansin e vetëm të artë ku Atila Sazlai pas një krosimi në zonë devijon topin por ndalet nga shtylla, me fat Berisha. Goli vjen në të 80’-ën, ku Broja me një sprint në krahun e djathtë lë mbrapa kundërshta­rët, hyn në driblim dhe me një të djathtë të fuqishme gjuan diagonal dhe gjen cepin e portës. Gol dhe Shqipëria është në avantazh. Në minutat e mbetura Hungaria nuk jep asnjë shkëndijë dhe ndeshja përfundon 0-1.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania