Panorama (Albania)

Reja: Ja pse Broja nuk është titullar

-

Fitorja me Hungarisë ishte fitorja më e bukur që Kombëtarja shqiptare mund t’i bënte trajnerit Edi Reja, i cili disa orë pas ndeshjes festoi 76-vjetorin, ceremoni e cila nisi sapo kuqezinjtë mbërritën në hotelin ku janë grumbullua­r në Durrës. Trajneri Reja deklaroi pas ndeshjes se ishte i kënaqur për fitoren. Ai deklaroi për RTSH se ekipi tashmë kishte krijuar një identitet më ofensiv se më parë.

Ndeshja- “Ne jemi munduar që të bëjmë lojë agresive që në gjysmën e pjesës së parë. Duhej të konkretizo­nim në pjesën e parë, ndoshta teknikisht nuk ishim aq të zotë, prisja më shumë, por është e vështirë të luash ndaj një skuadre të atij niveli se janë të fortë. Ishim më mirë në pjesën e dytë, ndonjë rast që u shfaq doli ndonjë kundërsulm. Jemi të lumtur se të fitosh këtu nuk është e lehtë. Jemi aty, do të luajmë shanset që kemi dhe të shohim nëse e arrijmë ëndrrën tonë.

Jam i kënaqur nga të gjithë se desha lojtarë ku një të ishte më i aftë teknikisht për të mbajtur topin. Pastaj bëhen llogaritë në bazë të kundërshta­rit, desha përpara lojtarë që bëjnë presing. Çikalleshi bën trysni, edhe Uzuni gjithashtu. Ia dolëm shpesh të merrnim topin e të kundërsulm­onim. Jo gjithmonë, por bëmë në ndeshje dhe ia dolëm. Ky ekip ka ndryshuar mentalitet­in, zakonisht ishim më të tërhequr, ndërsa tani më ofensivë. Kishim 3 raste për gol e duhej të konkretizo­nim më parë e të vuanim më pak deri në fund”, u shpreh fillimisht Edi Reja.

Broja titullar- I pyetur nga “Supersport” se a duhet të jetë Armando Broja titullar ndaj Polonisë, trajneri Reja u përgjigj: “Nuk e di pse e bëni këtë pyetje, flitet për Shqipërinë, jo për individët. Luajnë 23 lojtarë, të gjithë janë titullarë, mund të luajnë shumë të ndryshëm nga fillimi apo më vonë. Mendoj se lojtarët në stol janë më vendimtarë se ata që e nisin në fillim se në start është e vështirë, janë ekipet e organizuar­a dhe të freskëta. Broja me shpejtësin­ë që ka, kur ka hapësira, bëhet i rëndësishë­m. Mundohem ta shfrytëzoj për karakteris­tikat që ka, duhet të rritet nga pikëpamja e rendimenti­t. Nuk shërben vetëm të bësh gol, por duhet të luash për ekipin”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania