Panorama (Albania)

Duka: Kemi ndryshuar mentalitet, i bëjmë ballë çdo ekipi në Europë

-

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në intervistë­n pas ndeshjes për “Super Sport”, foli me superlativ­a për Armando Brojën, gjithashtu ai tregoi objektivat për sfidat e radhës si dhe konfirmoi se për sfidën ndaj Polonisë do të kemi një stadium plot, pasi janë shitur të gjitha biletat.

Duka: “Ky rezultat në transfertë është shumë i dobishëm për klasifikim­in. Ekipi nuk është se dha maksimumin, ka akoma më shumë për të dhënë. Rezultati pa dyshim na kënaq shumë dhe na mban në lojë për ndeshjen me Poloninë në Tiranë. Luajtëm më mirë se ata, bënë atë shtyllën e pamerituar. Nuk është mendjemadh­ësi, por kjo skuadër ka shumë për të dhënë. Ka ndryshuar mentalitet­i si brenda, edhe jashtë. Ai që shënoi golin është një sulmues që Shqipëria nuk e ka pasur ndonjëherë dhe ai futbollist do ta ndihmojë shumë më tepër Kombëtaren tonë.

DITËLINDJA E REJËS: Në fakt, unë mendoj që festa ka përfunduar në dhomat e zhveshjes, një pjesë e ekipit ishte për të festuar pas ndeshjes me Poloninë. Dhe kërkesa e trajnerit ishte të vazhdonte festa pas ndeshjes me Poloninë. Kur kemi dashur të merrnim një fitore nuk e kemi marrë, por më pëlqeu fakti që nuk ishin të ekzaltuar dhe qëndruan me këmbë në tokë.

22 mijë vende plot ndaj Polonisë?: Na është dhënë leja për të pasur stadiumin plot, biletat janë shitur 100%, por në raste të tilla janë pak edhe 220 mijë vende, por këto janë mundësitë e

Shqipërisë. Pa dyshim që do të detyrohen të bëhen stadiume më të mëdha me këtë brez që po vjen në Shqipëri.

ARRITJA E MADHE: Për të qenë i sinqertë, kam menduar që në këto dy ndeshje t’i arrinim të dyja rezultatet. Meritonim t’i fitonim të dyja ndeshjet, nuk ishin në ditën më të mirë, nuk dua të përmend emra. Shpresoj që në Tiranë të jemi 100% në formë. Humbëm Gjimshitin, lojtarin tonë më të mirë, çunat arritën të fitonin edhe për Gjimshitin. Kam bindjen që kjo skuadër mund të luftojë kundër çdo kundërshta­ri në Europë, topi është i rrumbullak­ët, nuk fitohen të gjitha ndeshjet, por mendoj se mund të përballojm­ë çdo kundërshta­r.

EMOCIONET: Pas një fitoreje të tillë në transfertë me stadium bosh pa dyshim që ishim shumë të emocionuar si në këto ndeshje dhe shumë ndeshje të tjera.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania