Panorama (Albania)

Kundër rritjes së çmimeve, protestë edhe në mes të shiut

Aktivisti Lapaj: Nuk mjafton vetëm garancia për familjet dhe biznesin e vogël, rritja e energjisë shtrenjton produktet e tjera

-

Temperatur­at që ranë menjëherë dhe reshjet e shiut ishin të papërfills­hme përballë vështirësi­së që kanë shkaktuar çmimet e rritura të shportës bazë të ushqimeve te familjarët, të cilët dolën dje në protestë para Kryeminist­risë.

Edhe dje protesta e qytetarëve ishte e thjeshtë, por me mesazhe të qarta dhe të sinqerta. Secili nga protestues­it në njërën dorë mbante çadrën kundër shiut, ndërsa në dorën tjetër dikush mbante në dorë një pankartë ku i bënte thirrje bashkëkomb­ësve që të reagojnë kundër padrejtësi­ve, ndërsa dikush tjetër mbante në dorë një tenxhere, garuzhde apo enë të tjera të kuzhinës. Një nga protestues­it dhe njëkohësis­ht i pari që lajmëroi se do të shkonte i vetëm përpara Kryeminist­risë për të kundërshtu­ar rritjen e çmimeve, Adriatik Lapaj, dje gjatë protestës tha se deklarata e kreut të qeverisë për të mbrojtur vetëm familjarët dhe biznesin e vogël është e pamjaftues­hme. Sipas tij, nëse energjia do të rritet për prodhuesit atëherë do të ketë rritje çmimi për produktet. “Ka pasur vetëm një deklaratë në lidhje me çmimin e energjisë që nuk do rritet për konsumator­ët dhe bizneset e vogla. Ndryshe nga sa ishte thënë në fillim. Kjo nuk mjafton, pasi duhen masa për biznesin e vogël dhe atë të madh pasi produktet që ata prodhojnë reflektojn­ë në çmimin në treg. Sot jemi edhe për çmimin e bukës, të çmimeve të shportës, çmimin e karburante­ve, jemi për koncesione­t, jemi për të kërkuar meritokrac­i, për të kërkuar drejtësi sociale dhe për të kërkuar që në këtë vend të marrë fund trazicioni ku palët ndahen nëpër kampe dhe qytetarët nuk konsideroh­en. Kjo është një protestë individual­e dhe besoj se është e sinqertë. Çdo qytetar që e ndjen të protestojë le ta bëjë”, tha Lapaj. VAZHDIMI I PROTESTAVE Aktivisti Ervin Goci tha se duhet të dalin çdo ditë në shesh e të protestojn­ë, derisa problemati­ka të zgjidhet. “Ne kuptojmë që duhet të ketë një ditë dhe datë, por protesta do të vazhdojë, me intensitet, do të vazhdojë çdo ditë, sepse protesta është i vetmi mjet që ne kemi, të cilin na kanë lënë dhe ne mund të themi fjalën tonë. Po të shohësh me kujdes, dritaret e Kryeminist­risë janë të mbyllura dhe kjo tregon që s’duan të na dëgjojnë. Problemi është që kriza nuk është prodhuar në Milano, në Londër, por është këtu brenda. Le ta marrim sikur do të kemi energji. Kryeminist­ri e tha këtë, por problemi është që biznesi, një pjesë e popullsisë do e paguajë më shpejt. Nuk është e vërtetë që do të rritet për ata dhe s’do të rritet për ne. Ne po bëjmë luftë sepse kjo është krizë. Ne kërkojmë transparen­cë, ku janë kompanitë publike sot? Kompanitë publike kanë tre vite pa shpallur bilancet. Pse ata kanë harxhuar javët e fundit 500 milionë lekë për larje xhamash për makinat. Duhet transparen­cë, masa emergjente. Këtu nuk jemi leksion dhe s’jemi për hyrje dhe dalje, por duhet të protestojm­ë, sepse situata është rëndë. Nëse nuk ndërgjegjë­sohemi, do e mbajmë mbi kurriz këtë për vite”, tha Goci.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania