Panorama (Albania)

OSHEE blen 6.4 milionë euro energji elektrike për një javë

Në dy tenderë të ndryshëm brenda ditës nuk sigurohet sasia e kërkuar

-

Operatori i Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi dje për blerjen e sasisë 44.400 MWh energji elektrike e nevojshme për periudhën 13-17 tetor. Sipas OSHEE-së, në dy ankandet, me dy çmime të ndryshme, është arritur të sigurohet sasia 24,920 MWh me çmim mesatar 258.47 euro/ MWh, ose rreth 6.4 milionë euro. Nga kjo procedurë është arritur të sigurohet pak më shumë se gjysma e sasisë së nevojshme për konsum në vend. Ndërkohë, në një shkrim të “Reporter.al” shpjegohet mënyra se si duhet të menaxhohet kjo situatë, por edhe sa dhe si duhet të kursejnë energji familjet shqiptare për të ulur faturën ditore të importit të energjisë elektrike. “Qytetarët shqiptarë me sjelljen e tyre konsumator­e mund të ndihmojnë vetveten si taksapague­s të kursejnë miliona euro gjatë këtyre ditëve. Por në vend të kësaj, qeveria i ka rënë shkurt duke rritur borxhin publik. Shqipëria pritet të importojë 44 mijë MWh energji elektrike për pesë ditë në periudhën 13-17 tetor me një çmim prej 300 euro për MWh. Për secilën prej këtyre ditëve Shqipëria do të importojë 8800 MWh, me një kosto totale prej 2.64 milionë eurosh. Shqipëria konsumon çdo ditë rreth 24 mijë MWh, ndërsa të 8800 MWh e importuara përbëjnë pak më shumë se një të tretën e energjisë së konsumuar. Kryeminist­ri Edi Rama shpalli javën e kaluar planin e tij për zgjidhjen e krizës. Ai përmban vetëm një pikë: buxheti i shtetit, pra tatimpague­sit, do t’u japin 200 milionë euro kredi kompanive të sektorit të energjisë elektrike për të importuar drita për gjashtë muajt e ardhshëm. Ka edhe diçka tjetër që qytetarët mund të bëjnë për t’i kursyer vetes së vet miliona euro: të kursejnë. Nëse të gjitha familjet kursejnë 10% të energjisë që konsumojnë zakonisht, kjo sjell një kursim në masën 20% të faturës ditore të importit. Një sforco jo shumë e madhe nga konsumator­i mund ta ulë faturën e përgjithsh­me të krizës me dhjetëra milionë euro. Një fushatë informimi publik për t’i bindur qytetarët të mos shpërdoroj­në paratë e tyre, qoftë duke vendosur në punë lavatriçen me program të shkurtër apo duke ndezur kondicione­rin sa më pak, mund të ndihmojë. Por duke qenë se një konsumator i madh i energjisë elektrike është vetë sektori publik, pra institucio­net shtetërore me sistemet e tyre të kondicioni­mit, një kursim mund të nisë shpenzoi OSHEE në dy tenderë të ndryshëm për të blerë 24,920 MWh energji elektrike. Me një çmim mesatar 258.47 euro/ MWh është arritur të sigurohet pak më shumë se gjysma e sasisë së energjisë elektrike e nevojshme për periudhën 13-17 tetor. nga këta të fundit. Ka edhe një mënyrë të dytë për menaxhimin e kësaj krize: rritjen e përkohshme të çmimeve për energjinë e tepërt. Nëse konsumi mesatar i familjes shqiptare është 450 kWh, mundet që për gjashtë muajt e ardhshëm pjesa e sipërme e këtij konsumi të faturohet me çmim më të lartë për të diskurajua­r konsumin e lartë. Këto të dyja si masa nuk e zhbëjnë faktin që i gjithë sektori i energjisë elektrike menaxhohet politikish­t me keqpërdori­me të dukshme. Menaxhimi i kësaj situate thjesht me garanci borxhi është zgjidhja më e lehtë dhe më e kushtueshm­e e problemit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania