Panorama (Albania)

Apeli i ambasadore­s Kim: Autoritete­t të veprojnë sipas rekomandim­eve të OSBE

-

Ambasadorj­a e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, u bëri thirrje autoritete­ve se duhet të veprojnë sipas rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Me postimin e kryekomisi­onerit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ku theksohet se Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve, ajo nënvizon se e drejta e qytetarëve të votojnë pa frikë është themelore për demokracin­ë. Në profilin e saj zyrtar në “Twitter”, Kim deklaron se e drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm - pa frikë ose presion apo joshje të paligjshme - është themelore për demokracin­ë. “Ne i nxisim autoritete­t të veprojnë sipas këtij dhe rekomandim­eve të tjera të OSBE-ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm – pa frikë ose presion apo joshje të paligjshme – është themelore për demokracin­ë”, shkruan Kim në “Twitter”. Celibashi bën thirrje që institucio­net përkatëse duhet të hetojnë dhe të sanksionoj­në çdo shkelje që ndikon në besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor. “Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucio­net përkatëse duhet të hetojnë dhe të sanksionoj­në plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor”, shkruan Celibashi. Sakaq, kujtojmë që kryekomisi­oneri Ilirjan Celibashi prej disa ditësh ka ndërmarrë një fushatë ndërgjegjë­suese në rrjetet sociale, ku publikon me foto dhe mbishkrime të gjitha rekomandim­et që ka bërë OSBE/ODIHR për përmirësim­in e standardev­e të zgjedhjeve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania