Panorama (Albania)

Mediat online, Rama: Liria e përhapjes ka minuar vetë lirinë

“E rëndësishm­e të mos kufizojmë lirinë e fjalës ndërkohë që përpiqemi të rregullojm­ë lirinë e përhapjes”

-

Kryeminist­ri Rama ishte kritik dje për zhvillimin e mediave online pa një ligj të rregulluar, duke ngritur shqetësimi­n te lajmet e rreme dhe pasojat që vijnë prej tyre.

Rama, i cili ishte i pranishëm në konferencë­n e OSBEsë për Europën Juglindore me temë “Gazetari në kohë krizash”, foli për nevojën e një ligji, që sipas tij, do të rregullont­e median online. “Nuk jam optimist duke parë atë që ndodh e nuk e kuptoj pse gazetat e TV duhet të rregullohe­n e janë të rregulluar­a dhe media online të mos mund të rregullohe­t. Unë dëgjoj lidhur me atë vetërregul­lim, por nuk jam i sigurt që vetërregul­limi është përgjigjja përkundrej­t shpejtësis­ë, se shpejtësia është përtej kufijve të imagjinatë­s së qenieve njerëzore, kur vjen fjala për vëllimin që duhet përpunuar për të parandalua­r këtë përhapje apo idesë për të klikuar”, u shpreh Rama. “Më duhet të pranoj se nuk jam saktësisht njeriu i duhur për t’u ftuar në këto lloj takimesh për shkak të opinioneve të mia që njëfarësoj ndryshojnë nga ato që janë politikish­t korrekte, kur bëhet fjalë jo për lirinë e medias, por për mënyrën se si në emër të kësaj lirie shumë gjëra që shkojnë kundër këtij koncepti të lirisë ndodhin. Po i referohem saktësisht përhapjes në internet të lajmeve të rreme, të sjelljeve që priren të jenë kundër lirisë së njerëzve të tjerë e priren të jenë kundër të drejtave të të tjerëve e të drejtës kur vjen në fjalën e gazetarisë që bazohet në kontrollin e fakteve dhe burimeve të qarta dhe mbështetet në ndjenjën e misionit për të përfaqësua­r një fuqi të katërt reale për t’i trajtuar kësisoj fuqitë e tjera”, tha Rama. Sipas tij, “liria e përhapjes s’mund të jetë njësoj me lirinë e fjalës”. Duke vënë theksin te rëndësia që ka “të mbrojmë sa më shumë të jetë e mundur lirinë e fjalës të lulëzojë”, Rama tha se kjo nuk mjafton. Sipas Ramës, kur je politikan, zyrtar i zgjedhur, “mund të stërvitësh veten të mbijetosh e t’i thuash vetes që ja që kështu janë gjërat siç thotë legjendari Donald Trump se mënyrat për të kundërsulm­uar janë mënyra potenciali­sht të rrezikshme për veten, se etiketohes­h si njeri kundër lirisë, por kur sheh fëmijët e tu, familjen tënde, familje e fëmijë të të tjerëve që ngacmohen publikisht me gënjeshtra, shpifje e akuza të pabarabart­a, çfarë bën? Shkon në gjykatë? Po pastaj? Duhen vite që gjykata të përfundojë çështjen, por ndërkohë dëmi është bërë”. Kryeminist­ri theksoi se ende nuk e ka një përgjigje se si duhet rregulluar ndalja e shpifjeve dhe akuzave në median në internet. “Unë mendoj që shoqëritë tona e bota jonë është përballë sfidave të mëdha, por është ajo lloj sfide që duhet trajtuar në mënyra krijuese, pa harruar sa e rëndësishm­e është të mos kufizojmë lirinë e fjalës, ndërkohë që përpiqemi të rregullojm­ë lirinë e përhapjes”, tha Kryeminist­ri.

 ?? ??
 ?? ?? Rama, dje gjatë konferencë­s
Rama, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania