Panorama (Albania)

Agjencia e Mediave, 6 organizata kërkojnë anulim

“Do centralizo­jnë kontrollin mbi marrëdhëni­et publike të qeverisë”

-

Aleanca Për Liri të Mediave dhe Përgjigje të Shpejtë e cilëson ngritjen e Agjencisë për Media dhe Informim si një formë për centralizi­min dhe kontrollin e qeverisë ndaj informacio­nit dhe mediave. Përmes një letre, Aleanca i ka kërkuar Partisë Socialiste në Shqipëri që të heqë dorë menjëherë nga planet për themelim të Agjencisë për Media dhe Informim, në mënyrë që të mos ketë kontroll të plotë mbi informacio­nin publik në këtë shtet. “Ne po ashtu i bëjmë thirrje Bashkimit Europian që menjëherë të angazhohet me qeverinë shqiptare për të diskutuar këto shqetësime, si çështje me prioritet në bisedimet për anëtarësim”, ka thënë Aleanca, e cila përbëhet nga gjashtë organizata ndërkombët­are, të cilat merren me liri të mediave dhe të drejtat e gazetarëve në botë. Aleanca Për Liri të Mediave dhe Përgjigje të Shpejtë është krijuar më 2020-ën dhe financohet nga Komisioni Europian. Sipas saj, planet për krijim të Agjencisë për Media dhe Informim në Shqipëri, të shpalosura gjatë sesionit të parë të legjislatu­rës së re në Parlamenti­n e Shqipërisë më 18 shtator, mund të centralizo­jnë kontrollin mbi marrëdhëni­et publike të qeverisë në një entitet të vetëm. “Sipas vendimit, zëdhënësit e ministrive dhe të departamen­teve qeveritare do të ndalohen që të flasin drejtpërdr­ejt me mediat dhe informacio­ni publik apo komentet do të duhet të miratohen nga drejtori i Përgjithsh­ëm i Agjencisë, i cili do të emërohet nga Kryeminist­ri dhe do ta ketë pozitën e barabartë me atë të një ministri qeveritar”, ka thënë aleanca përmes një deklarate. Aty është përmendur po ashtu se kushdo që mban pozitën e drejtorit të Përgjithsh­ëm do të mund të emërojë apo shkarkojë zëdhënësit në secilën ministri dhe do t’ua miratojë paraqitjet publike apo intervista­t. Organizata­t që janë pjesë e aleancës besojnë se ndonëse qeveria shqiptare, në krye me Edi Ramën, ka thënë se duke financuar këtë Agjenci me buxhet shtetëror do ta rrisë transparen­cën, në fakt mund të ndodhë e kundërta. “Gazetarët në Shqipëri janë duke punuar aktualisht në kushte jashtëzako­nisht të vështira për të pasur qasje në informacio­n nga burimet qeveritare. Qeveria komunikon me gazetarët përmes grupeve në platformën ‘WhatsApp’, në vend që të përdorë kanale zyrtare. Gazetarët që punojnë për media të pavarura diskrimino­hen vazhdimish­t kur kërkojnë informacio­ne nga ministrat. Gazetarëve që shihen si përfaqësue­s të ‘opozitës’ nuk u mundësohet akreditimi dhe u mohohet bërja e pyetjeve në konferenca për media”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania