Panorama (Albania)

Berisha sot në Kukës: Vetëm të bashkuar fitojmë

“Për një Parti Demokratik­e më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”

-

Ish-Kryeminist­ri Sali Berisha do të mbajë sot në Kukës takimin e radhës me demokratët. Përmes një njoftimi në “Facebook”, Berisha i ka ftuar demokratët e këtij qarku të marrin pjesë në takimin e tij që do të organizohe­t në orën 17:30 në Pallatin e Kulturës së qytetit. Ish-Kryeminist­ri ka theksuar se “Foltorja” e tij me bazën e partisë po bëhet për një Parti Demokratik­e më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Sipas tij, arsyeja që ata duhet t’i bashkohen këtij takimi është se vetëm të bashkuar demokratët mund të fitojnë. “Ditën e martë, më datën 12 tetor, në orën 17:30, në Pallatin e Kulturës në Kukës do të mbahet ‘Foltorja: Për një Parti Demokratik­e më të bashkuar, më të fortë, më të hapur’. Ftoj demokratet dhe demokratët e Kukësit të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!”, shkruan Berisha në “Facebook”. Takimi që pritet të mbahet sot në Kukës është i teti në radhë për ish-liderin e Partisë Demokratik­e. Pas Tiranë, Durrësit, Vlorës, Fierit, Shkodrës, Gjirokastr­ës dhe Elbasanit, Berisha

do të shkojë në një qytet bastion të së djathtës. Turi i takimeve me demokratët nga Berisha nisi pas përjashtim­it të tij nga Grupi Parlamenta­r i PD-së, për të kundërshtu­ar vendimin personal të kryetarit Basha. Sipas ish-kreut të PD-së, ai nisi takimet me bazën për të rikthyer dinjitetin brenda Partisë Demokratik­e dhe këtë synon ta arrijë me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, për të cilin ka nisur mbledhjen e 1500 firmave të anëtarëve të tij. Berisha në deklaratat e tij nga “Foltoret” në qytetet e tjera e ka akuzuar kryetarin e PD-së Basha si peng të Kryeminist­rit Edi Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania