Panorama (Albania)

Mësueset e “Çajupit” përplasen para mësimit, qëllohet me armë

Në ngjarje u përfshinë 7 persona, u gjet edhe një armë. Kolegia: Mësuesja e Letërsisë dhe e Historisë patën konflikt të premten

-

Një ngjarje e rëndë terrorizoi dje banorët pranë gjimnazit “Çajupi” në kryeqytet, ku disa persona u konfliktua­n me njëri-tjetrin rreth orës 08:30.

Sherri fillimisht u raportua sikur kishte nisur mes dy mësuesve të shkollës së mesme, të cilat ndodheshin te një mëngjesore pranë shkollës dhe më pas konfliktit i janë bashkuar edhe të afërmit e tyre. Ndonëse përplasja si fillim kishte qenë verbale, personat në fjalë nisën që të konfliktoh­eshin me sende të forta dhe për pasojë një prej tyre përfundoi me lëndime në spital. Një tjetër person, pasi ka kërcënuar disa herë, ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në ajër. Kjo skenë ka shkaktuar panik te banorët, ndërkohë që zona është mjaft e populluar për shkak edhe të bizneseve që gjenden përgjatë rrugës, por edhe të orarit ku në shkollë kishte nisur edhe mësimi dhe kishte prani të nxënësve. Fatmirësis­ht për parandalim­in e përshkallë­zimit të situatës ka ndërhyrë Policia, e cila bëri dhe shoqërimin e dy personave në Komisariat­in nr.4. Po ashtu, u sekuestrua dhe arma e zjarrit që u gjet në vendin e ngjarjes.

KONFLIKTI Një tjetër version u bë publik dje nga “News 24”, në lidhje me ngjarjen që ndodhi dje para shkollës “Çajupi” në kryeqytet, ku sherri i nisur mes dy mësueseve ka çuar në përplasje fizike mes të afërmve të tyre. Një kolege e dy “protagonis­teve” që u bënë mollë sherri për konfliktin e dhunshëm, tregoi se mes dy mësuesve, asaj të lëndës së Letërsisë dhe të Historisë, kishte pasur një debat ditën e premte. Në një rrëfim për “Balkanweb”,

kolegia e tyre pohon se bëhet fjalë për një debat banal, ku ishin përfshirë shtetasja me inicialet E.Q., mësuese Letërsie dhe shtetasja me inicialet D.T., që jepte lëndën e Historisë. Duke iu referuar dëshmisë së mësueses, kolegia e saj e Letërsisë

nuk e kishte lënë debatin me kaq, pasi ditën e sotme kishte dërguar para shkollës 7 familjarë të saj, që sipas saj thuhet se kanë qenë të armatosur dhe se vetë ishte futur në mësim. Ndërkohë, sipas saj, mësuesja e Historisë nuk ishte lejuar që të futej në mësim nga këta persona, ndërsa ata thuhet se e kanë kërcënuar dhe se kanë kërkuar që ajo të sillte familjarë për sqarim. Sipas koleges së tyre, e cila shprehet se ka qenë në brendësi të konfliktit, një familjar i mësueses që po kërcënohej kishte kaluar aty rastësisht, ndërsa ishte përballur me skenën. Pasi kishin shkëmbyer disa debate verbale, sherri ka degjenerua­r deri në përdorimin e sendeve të forta, apo dhe karrigeve, ndërkohë që i plagosur ka mbetur familjari i shtetases me inicialet D.T., 32-vjeçari me inicialet E. K. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar 5 persona, si dhe është sekuestrua­r një pistoletë me të cilën mendohet se është qëlluar disa herë në ajër.

 ?? ??
 ?? ?? Gjatë konfliktit te “Çajupi”
Gjatë konfliktit te “Çajupi”
 ?? ?? Personi i arrestuar
Personi i arrestuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania