Panorama (Albania)

KLGJ u heq 40% të pagës dy gjyqtarëve të Apelit të Vlorës për vendimin e vitit 2016

-

Dy gjyqtarë të Apelit të Vlorës do të mund të marrin 40% më pak të pagës së tyre për një periudhë 1-vjeçare. Këshilli i Lartë Gjyqësor shqyrtoi të hënën kërkesën e Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë për gjyqtarët Petrit Aliaj dhe Nazmi Troka. Hetimi ndaj tyre erdhi pas ndryshimit të një mase sigurie nga “Arrest me burg” në “Detyrim me paraqitje”. Aktualisht Aliaj është pezulluar nga detyra pasi është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it. Këshilli i Lartë i Drejtësisë kishte arkivuar më herët ankimin para se të shkrihej, ndërsa KLGJ e rihapi sërish për shkak të ankimit nga ana e një qytetari viktimë e pengmarrje­s. Ndërkohë, tre anëtarët e komisionit që kishte rihapur çështjen, Alban Toro, Fatmira Luli dhe Dritan Hallunaj, nuk ishin pjesë e shqyrtimit. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, tha se dy gjyqtarët kishin shkelur një dispozitë të Kodit të Procedurës Penale, e cila nuk kishte nevojë për interpreti­m. Metani vuri në dukje se vendimi i Gjykatës së Apelit në Vlorë për të lënë në fuqi masën e rishikuar të sigurisë ndaj një të akuzuari për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016 ishte prishur nga Gjykata e Lartë, e cila po ashtu kishte shënuar tërheqje vëmendjeje për gjyqtarët. Sipas kryeinspek­torit, vendimi i gjyqtarëve është një shkelje e pafalshme për magjistrat­ë me atë eksperienc­ë. Vetë gjyqtarët kundërshtu­an masën e marrë për heqjen e 40% të pagës. “Ne për atë të shkretë rrogë po punojmë”, tha midis të tjerash gjyqtari Aliaj. Pavarësish­t pezullimit, gjyqtari merr pagën deri në vendimin përfundimt­ar të KPA-së. Ndërkohë Troka tha se masa disiplinor­e e kërkuar ishte joproporci­onale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania