Panorama (Albania)

Favore seksuale dhe para, shkarkohet gjyqtari i Fierit

ILD raport për gjyqtarin Hysi: Arsyet pse s’mund të jetë gjyqtar

- Roland Hysi

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Fierit Roland Hysi, i cili rreth dy vite më parë u filmua duke kërkuar favore seksuale dhe ryshfet në këmbim të vendimit në favor të kërkuesit. Vendimi për shkarkimin e tij nga detyra erdhi pas kërkesës së Inspektora­tit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i cili thekson se gjyqtari është gjetur fajtor për veprime në shkelje të rënda të ligjit, siç janë aktet korruptive. “Veprimet e R. H. kanë diskretitu­ar rëndë figurën e gjyqtarit, imazhin e tij në publik, si dhe kanë ulur besimin e publikut te figura e gjyqtarit e te gjyqësori. Kjo pasi i pandehuri ka kërkuar e pranuar ryshfet në favor të tij dhe e ka përfituar atë për shkak të detyrës së tij, si gjyqtar dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar favor seksual nga një palë ndërgjyqës­e”, thekson Metani në raportin drejtuar KLGJ-së. Sipas Metanit, vepra penale nga ana e gjyqtarit është kryer me dashje dhe se qëllimi ka qenë përfitimi i vlerave monetare. Gjithashtu, ai thekson se gjyqtari Hysi ka kërkuar favore seksuale kundrejt dhënies së një vendimi civil në favor të njërës palë.

DËNIMI ME 3 VITE BURG Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dënoi gjyqtarin Roland Hysi me 4 vjet e 6 muaj burg më 17 dhjetor të vitit 2019, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi ulje, duke u dënuar me 3 vite burg. Hysi u shpall fajtor për akuzën e korrupsion­it, ndërsa në vendim i ndalohet atij të ushtrojë funksione publike për të paktën pesë vjet. Gjyqtari i Gjykatës së Fierit Roland Hysi u arrestua në janar të vitit 2019, pasi në media u publikua një video-përgjim ku gjyqtari kërkonte para dhe favore seksuale. Në aktiviteti­n e paligjshëm ishte përfshirë edhe psikologia e gjykatës, Elona Meçani. Në shtator të atij viti, Prokuroria kërkoi dënimin me 4 vjet burg për Hysin, ndërsa dosja për Meçanin u transferua në Gjykatën e Fierit. Hysi, ndaj të cilit ka po ashtu një vendim pezullimi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, u shfaq në biseda të siguruara nga emisioni “Stop” nëpërmjet kamerave të fshehta në ambientet e një lokali ndërsa i kërkon favore seksuale nënës së divorcuar. Në një regjistrim tjetër shfaqet Meçani, e cila i merr qytetares 500 euro në emër të gjyqtarit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania