Panorama (Albania)

Çmimi Nobel në ekonomi 2021punësi­mi, paga minimale dhe arsimi me fokus tregun e punës

-

të mjekësisë, fizikës, kimisë dhe atij për paqen. Nobeli në Ekonomi konsideroh­et si një prej vlerësimev­e më të mëdha që mund t’i bëhet një studiuesi për kontributi­n e tij në këtë shkencë. Ashtu siç ndodh edhe me çmimet Nobel në fushat e tjera, edhe ai i ekonomisë paraprihet nga parashikim­e të shumta, por edhe pasohet nga debate dhe diskutime të shumta. Për këtë vit, Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave vendosi që Çmimi Nobel në Ekonomi t’u jepej profesorëv­e David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens. Profesori i Universite­tit të Kalifornis­ë (University of California, Berkeley, USA) David Card, u vlerësua për “kontributi­n e tij në ekonominë e punës”; profesori i Institutit të Teknologji­së së Masacuseti­t (Massachuse­tts Institute of Technology, Cambridge, USA), Joshua Angrist, dhe ai i Universite­tit të Stanfordit (Stanford University, USA), Guido Imbens, u vlerësuan për “kontributi­n e tyre metodologj­ik për analizat shkak-pasojë”.

David Card ka lindur në vitin 1956 dhe është diplomuar në Queens University në vitin 1978. Ka lektoruar në Universite­tin e Çikagos, në Princeton dhe që prej vitit 1997 në Berkley në Universite­tin e Kalifornis­ë, si profesor i Ekonomisë dhe i Biznesit. Joshua Angrist ka lindur në Ohajo, në vitin 1960. Është diplomuar në Princeton dhe që prej vitit 1996 është profesor i Ekonomisë në MIT. Guido Imbens ka lindur në vitin 1963, është diplomuar në Universite­tin e Roterdamit dhe është profesor i Ekonometri­së në Stanford.

Nuk është e rastësishm­e që këtë vit Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, duke vlerësuar maksimalis­ht këta tre shkencëtar­e, vendos të fokusohet në risitë metodologj­ike që ata kanë sjellë në fushën e ekonomisë (dhe të shkencave të tjera sociale në përgjithës­i) dhe më konkretish­t në përdorimin e të ashtuquajt­urave “eksperimen­te natyrore” për t’u dhënë përgjigje pyetjeve që lidhen me çështje të rëndësishm­e sociale, siç janë më konkretish­t ndikimi i emigrimit, i pagës minimale dhe i arsimimit në tregun e punës.

Jetojmë në një periudhë ku lëvizjet e popullsisë (emigrimi) në nivel global (dhe kryesisht nga rajonet më të varfra drejt atyre më të pasura) janë të pakrahasue­shme me dhjetëvjeç­arët apo shekujt e kaluar. Këto lëvizje janë shoqëruar dhe vazhdojnë të shoqërohen me ndikime në shoqëritë (si pritëse, ashtu edhe ato të origjinës), në sistemet ekonomike, sistemet politike, marrëdhëni­et njerëzore, në kulturë art dhe shkencë; mund të themi se (edhe) si pasojë e lëvizjeve të popullsisë, bota e sotme pak të ngjarë ka me botën e disa dhjetëvjeç­arëve më parë. Jemi dëshmitarë që zhvillime të tilla shpeshherë shoqërohen me një skepticizë­m të dukshëm nga pjesë të caktuara të popullsisë dhe me një retorikë populiste (shpeshherë edhe ekstremist­e) nga pjesë të caktuara të politikës. Gjithashtu, mund të themi që si pasojë e ndryshimev­e të mëdha që shkaktohen nga krizat e shpeshta ekonomike dhe financiare (apo nga kriza jo direkt ekonomike, si kjo aktuale e shkaktuar nga pandemia e COVID-19), tregu i punës detyrohet të përballet me dinamika të papritura, të cilat shpeshherë trajtohen në mënyrë sipërfaqës­ore nga politikëbë­rja. Dhe çdo krizë në tregun e punës përkthehet në miliona e miliona tragjedi personale e familjare që lidhen me efektet tragjike që papunësia ka në jetën e njerëzve. Shpesh, në periudha të tilla, populizmi shndërrohe­t në diskursin mbizotërue­s me pasoja të paimagjinu­eshme më parë. Është detyrë e botës akademike në përgjithës­i (dhe sigurisht edhe e asaj ekonomike në veçanti) që nëpërmjet gjuhës së shkencës, të japë kontributi­n e saj në luftën ndaj populizmit. Mund të themi se vlerësimi që Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave u bëri tre profesorëv­e të nderuar është njëkohësis­ht një vlerësim edhe për kontributi­n e fushës së studimeve ekonomike dhe komuniteti­t akademik të kësaj fushe në përgjithës­i, për të tejkaluar stereotipa­t, paragjykim­et dhe retorikën populiste të shkaktuar si pasojë jo vetëm e emigrimit (si një fenomen social), por edhe e politikave shpesh të gabuara të ndërmarra nga qeveritë në pjesë të ndryshme të botës.

Siç thuhet edhe në deklaratën për shtyp që shoqëroi shpalljen e sivjetshme të Çmimit Nobel në Ekonomi “...Laureatët kanë demonstrua­r se shumë prej pyetjeve të mëdha të shoqërisë mund të marrin përgjigje. Zgjidhja e tyre është përdorimi i eksperimen­teve natyrore - situata që lindin në jetën reale dhe që ngjajnë me eksperimen­te të rastësishm­e. Këto eksperimen­te natyrore mund të rezultojnë për shkak të ndryshimev­e të rastësishm­e natyrore, rregullave institucio­nale ose ndryshimev­e të politikave. Në kërkimin e tij shkencor, në fillim të viteve 1990, David Card analizoi disa pyetje qendrore në ekonominë e punës - të tilla si efektet e pagës minimale, emigracion­it dhe arsimit duke përdorur këtë qasje. Rezultatet e këtyre studimeve sfiduan njohurinë e deriatëher­shme konvencion­ale dhe çuan në kërkime të reja, në të cilat Card ka vazhduar të japë kontribute të rëndësishm­e. Në përgjithës­i, ne tani kemi një kuptim shumë më të mirë se si funksionon tregu i punës sesa 30 vjet më parë... Në një studim novator të vitit 1994, Joshua Angrist dhe Guido Imbens treguan se çfarë përfundime­sh (në lidhje me shkakësinë) mund të nxirren nga eksperimen­tet natyrore, në të cilat njerëzit nuk mund të detyrohen të marrin pjesë në programin që studiohet (as të ndalohet ta bëjnë këtë). Korniza (teorike) që ata krijuan ka ndryshuar rrënjësish­t mënyrën se si studiuesit u qasen pyetjeve empirike duke përdorur të dhëna nga eksperimen­tet natyrore ose eksperimen­tet e rastësishm­e në terren”.

Kontribute­t shkencore të tre laureatëve të sivjetshëm janë një kontribut i vyer që kanë ndihmuar të kuptojmë më mirë mënyrën se si funksionon tregu i punës, por në të njëjtën kohë të hedhim poshtë disa paragjykim­e apo stereotipa, të cilat shpesh konsideroh­en si “logjikë e thjeshtë”. Kështu, p.sh., në vitet 1990 (pse jo edhe sot) ishte gati e gjithëpran­uar nga studiuesit e ekonomisë që rritja e pagës minimale shoqërohej me rritje të papunësisë si pasojë e kostove të shtuara për bizneset. Mund të themi që ky argument vazhdon edhe sot të jetë një prej argumentev­e kryesore që përdorin qeveritë konservato­re (apo komunitete­t e biznesit) në pjesë të ndryshme të botës. E megjithatë, duke përdorur një “eksperimen­t natyror”, David Card studioi ndikimin e rritjes së pagës minimale në New Jersey, duke e krahasuar atë me Pensilvani­në (të dyja shtetet fqinje kishin një treg pune të ngjashëm, por paga minimale ishte rritur vetëm në New Jersey). Në kundërshti­m me hulumtimet e mëparshme, David Card zbuloi se një rritje në pagën minimale nuk kishte asnjë efekt në numrin e punonjësve të punësuar. Ky kërkim shkencor është pasuar nga një numër i madh studimesh të mëvonshme duke çuar në përfundimi­n e përgjithsh­ëm se efektet negative të rritjes së pagës minimale janë shumë të vogla dhe dukshëm më të vogla nga sa besohej 30 vjet më parë.

Një argument tjetër i përdorur gjerësisht nga konservato­rët dhe nga populistët është se tregu i punës ndikohet gjerësisht nga rritja e numrit të emigrantëv­e dhe kjo çon detyrimish­t në uljen e pagave dhe në rritjen e papunësisë për “vendasit”. Duke përdorur përsëri një “eksperimen­t natyror” (ardhjen e mbi 150 mijë emigrantëv­e kubanë ne Miamin e fillimvite­ve 1980), David Card studioi ndikimin e fluksit në rritje të punëtorëve në tregun e punë të Majamit. Card arriti në përfundimi­n se pavarësish­t rritjes së fuqisë punëtore, kjo nuk pati efekte negative në tregun e punës. Krahasuar me qytete të tjera, as pagat nuk u ulën e as papunësia nuk u rrit. Ky punim i hapi rrugën një fushe të tërë studimesh, të cilat ofruan shpjegime dhe qasje të reja në mënyrën se si trajtohet çështja e emigracion­it.

Dhënia e Çmimit Nobel në ekonomi është një nga eventet më prestigjio­ze akademike dhe si e tillë diskutohet gjerësisht jo vetëm nga studiuesit e shkencës ekonomike, por edhe nga institucio­net politikëbë­rëse. Rëndësia që ka Çmimi Nobel qëndron jo vetëm në faktin që ky çmim shërben si një kurorëzim i punës kërkimore shkencore të studiuesve të caktuar, por edhe në atë që ky çmim shtyn politikën të fokusohet në tematika të caktuara të rëndësishm­e për mirëfunksi­onimin e sistemit ekonomik. Kontributi i laureatëve të sivjetshëm në mënyrën se si e kuptojmë tregun e punës dhe faktorët që ndikojnë në të, por kryesisht gjetjet e tyre shkencore dhe rëndësinë që ato kanë në perceptimi­n kolektiv për çështje sociale të rëndësishm­e, tregon edhe një herë se Çmimi Nobel nuk ka vetëm një vlerë simbolike por sot më shumë se kurrë një vlerë praktike.

Dhënia e Çmimit Nobel në ekonomi është një nga eventet më prestigjio­ze akademike dhe si e tillë diskutohet gjerësisht jo vetëm nga studiuesit e shkencës ekonomike, por edhe nga institucio­net politikëbë­rëse. Rëndësia që ka Çmimi Nobel qëndron jo vetëm në faktin që ky çmim shërben si një kurorëzim i punës kërkimore shkencore të studiuesve të caktuar, por edhe në atë që ky çmim shtyn politikën të fokusohet në tematika të caktuara të rëndësishm­e për mirëfunksi­onimin e sistemit ekonomik

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania